E Diel, 1 Nëntor 2026

Trashëgimia shqiptare në foto

Java e cila iu kushtua trashëgimisë u mbyll dje me një ekspozitë fotografike, në Ditën Ndërkombëtare të Trashëgimisë Kulturore. Ekspozita u organizua nga Instituti i Monumenteve në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar. Në të janë paraqitur një seri monumentesh e vlerash të trashëgimisë sonë kombëtare ndër më të spikaturat. Tej përshtypjes se ato janë rrënuar, nga aspekti fotografik, paraqiten shumë joshëse. Janë kala, kulla, objekte kulti, shtëpi karakteristike, etj., të cilat shpërfaqin një Shqipëri, që në një moment ngjan e panjohur dhe për vetë vizitorin shqiptar. Kreu i Institutit të Monumenteve, Lorenc Bejko, foli për vlerat e prezantuara, si për një pasuri të madhe kombëtare, e cila duhet ruajtur në çdo kohë me një përkujdesje tejet profesionale. Ekspozita është hapur në hollin e Muzeut Historik Kombëtar


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›