Trashëgimtarët e Familjes Topi i përgjigjen sulmeve të Berishës
Një përgjigje për katër artikuj në gazetën RD
Si nje familje fisnike autoktone tiranase, nga me dinjitozet e me te respektuarat ne Tirane e vend, mund edhe te mos mirreshim e te mos denjonim qofte edhe ne distance te komunikonim me nje familje me moral te ulet, shpifese, genjeshtare gjer ne absurd e vecanerisht vjedhese e fallsifikatore si ajo e super te moshuares Hanke Topi e familjareve te saj. Por ngaqe ne disa numura rresht te Rilindjes Demokratike (madje ne faqe te pare dhe me tituj te medhenj) kemi qene objekt i nje arsenali sulmesh te egra, vecanerisht shpifjeve e trillimeve mjaft te uleta, te prekur shume rende ne nderin dhe dinjitetin e familjes sone te madhe, jemi te detyruar te mbajme e te ekspozojme qendrimin tone te perbashket, te te gjithe trashegimtareve te Dalip Topit
Per te perfituar sadopak nga emri yne shume i mire, eshte nje deshire e vjeter e Hanke Topit dhe e familjareve te saj, ashtu si bima parazite i ngjishet dhunshem trungut te shendetshem te pemes, te konsiderohen pjese e trungut tone te vjeter fisnor, por per fat jemi aq shume larg e pa ndonje lidhje cfardo, sa ceshte Sopoti i tyre nga Tirana, autoktone absolute te se ciles jemi.
Hanka Topi,(165 vjece sot, ne baze te nje fallsifikimi sa te rende aq edhe qesharak te certifikates familiare) pretendon se qenka ajo qe paska sjelle nga Sopoti (Zerqan) ne Tirane, Dalip Topin (gjyshin tone) dhe se per kete gjest fisnik e bujar te saj u dashkemi ti jemi mirenjojtes!… E gjora grua e stermocme dhe e dale mendsh! Le te vere syzat e te lexoje certifikaten e leshuar nga Zyra e Gjendjes Civile te Bashkise ne baze te rregjistrit themeltar te lagjes Ismail Efendi, Rruga Kellici Nr.10 te vitit 1930!Ne baze te saj, Dalip Ibrahim Topi ( nena Tiftire) ka lindur ne Tirane ne 26 Nentor te vitit 1876 e ka vdekur po ne Tirane me 2 Nentor te vitit 1935. Gjyshi i tij, pra i Dalipit, Ali Topi, ka qene nder me te pasurit dhe me emer te madh ne Tirane(mjerisht i ati, Ibrahimi, e la shpejt kur ai qe ende mjaft i vogel).Sipas dokumentacionit familiar e arshivor mjaft te pasur, Dalipi, qe shquhej ne menyre te vecante per zgjuarsine e mencurine e po ashtu per miresine, vullnetin e kembenguljen, shtoi parreshtur dhe progresivisht ne vite pasurine e trasheguar nga gjyshi dhe i ati duke blere toka, ullinj, shtepi e dyqane, por per gjithe keto do te flasim paksa me vone…
Po cilet jane te ardhurit nga Sopoti (Zerqani), pasardhesit e Ali Age Topit, qe krejt rastesisht mbajne te njejtin mbiemer me ne ( duhet vene ne dukje qe mbiemri Topi eshte mjaft i perhapur ne Shqiperi dhe ate e has qe nga jugu ne veri). Sipas burimeve te sigurta e te pakundertueshme, i pari i tyre, Ali Age Topi, per shkakun e nje vrasjeje te bere nga ai dhe frikes se natyrshme nga gjakmarrja, detyrohet me ngut te lere vendlindjen,Sopotin (Zerqanin) e te marre rruget me gjithe familjen e vet per ne qytetin e urte e te paqte te Tiranes. Eshte krejt e natyreshme ti drejtohej nje familjeje vendase qe mban rastesisht po ate mbiemer, nje familjeje te kamur me shume emer dhe autoritare tek e cila mund te shpresonte per ndihme te menjehershme. Gjyshi i Dalipit, Ali Topi, i premton ta ndihmoje e ruaj, por me kusht qe, nga ajo dite, i ardhuri, per shume aresye (per te mos u ngaterruar e pasur telashe se pari ai vete, pra Ali Topi i Tiranes, me administraten e fuqishme te shtetit osman) te identifikohej edhe me emrin e te atit, pra te thirrej e te dokumentohej ne cdo shkrese te pasketajshme, Ali Age Topi.Si njeri i plotpushtetshem dhe i respektuar nga administrata lokale osmane (turke), Ali Topi i Tiranes mundi ti siguroje Ali Age Topit te Sopotit(Zerqanit) toke te mjaftueshme ne perdorim.
Pas vdekjes se Ali Age Topit per te dy femijet e tij, Ismail e Fatime , nisin dite te veshtira!.Ne Nentor te vitit 1324, qe korespondon me vitin 1908, (Arkivi Qendror i Shtetit F.105/1. D.35. f.79-80 Nr.47 dhe Nr 48) detyrohen qe token e mesiperme, edhe pse shteterore, tia shesin Osmanit, djalit te Hysen Gaxherrit.Me kete prone nisin edhe mashtrimet e pasardhesve te Ali Age Topit. Ne numurin e saj te dites se shtune , date 4 shkurt 2012, Gazeta Rilindja Demokratike, nden titullin e madh te faqes se pare Hanke Topi: Bamiri mosmirenjohes, ne i sollem nga Zall Sopoti i Zerqanit, tokat sna i merr dot,pikerisht ne faqen e peste botojne tapine me numur 47 si gjoja prone te tyre dhe fshehin qellimisht, me mashtrim e pandershmerisht kalimin ne tapine me nr.48, pra shitjen perfundimtare qe i kane bere kesaj prone Ismail e Fatime Topi zotit Osman, birit te Hysen Gaxherrit! Per kete supermashtrim e genjeshter te rende, Hanke Topi dhe familjaret e saj, me e pakta duhet tu kerkojne falje gazetes dhe lexuesve te saj
Shume shpejt, ne vitin 1910, gjakesit bien ne gjurme te pasardhesve te Ali Age Topi.Djali i tij, Ismail Topi,me urgjence, brenda dites, (23 Nentor 1910) detyrohet tia shese 10 dhe 14 dynym gjyshit tone, Dalip Topit.Per te dyja pronat zoterojme dy dokumenta kadastrore me numur 117 dhe 118. Te gjitha karakteristikat e pronave jane plotesisht te ngjashme dhe ndryshojne, sikurse eshte e natyreshme te pritet, vetem ne kufinjte.Ja te dhenat e perbashketa per te dy pronat qe u shiten ne te njejten dite dhe ore:Dokument kadastror.Defteri i muajit tetor 1326/1910. Nr. I vellimit 9.Livaja(prefektura Durres. Kazaja Tirane. Fshati Linze. Lloji: Nje e katerta pjese e ares (tokes).Kategoria :Toke shteterore. Kufinjte per 10 dynymeshin: Lindje:toka e Hysen Guces, Veriu :Hendeku.Perendimi dhe Jugu :Xhadeja.Kufinjte per 14 dynymeshin :Lindje:Sinori i Shkozes.Veriu : Toka e Met Canit. Perendimi: Toka e Haxhi Hysenit.Jugu: Pylli i Bastareve. Si te ardhur qe jane, Ismaili dhe Fatma, bijte e Ali Age Topit, nuk zoterojne asnje lloj dokumenti per tokat qe kane ne perdorim e ne keto kushte shitja nuk mund te realizohet.(Administrata turke shquhet per veprime strikte dhe korrekte burokratike).Ne mungese te cfardo dokumenti tjeter pronesie, Ismaili detyrohet te marre deshmi nga fshati, sikurse shkruhet e pohohet fjale per fjale ne dokumentin kadastror: ku ne baze te deshmise date 12 Tetor 1326/25 Tetor 1910, TE SJELLE NGA ANA E FSHATIT, vertetohet se ai e ka pasur ne perdorim!
Eshte vendi dhe rasti ketu, te skjarojme e cmontojme argumentin dhe mekanizmin themelor mashtrues te pasardhesve te sotem te Ali Age Topit. Ata spekullojne me njerin nga elementet e dy tapive te Dalip Topit dhe pikerisht me ate term juridik qe shenohet teper qarte si: LLOJI : NJE E KATERTA PJESE E ARES (TOKES). KATEGORIA: TOKE SHTETERORE. Le te ndalemi tek emertimi LLOJI!Eshte nje term juridik i administrates osmane (turke) dhe nenkupton llojin e tokes qe zoteron X pronar i caktuar . Termi juridik Mylk, ne pronesi te plote private, eshte paksa me i vonshem.Por le te hamendesojme se ¼ ka nje kuptim matematikor-gjeometrik, pra te nje te katertes shkeputur nga e tera prej kater te katertash!Perfytyroni tani pronen si nje kuadrat (katror)me te gjitha kufizimet (kufinjte) e siperpermendur. Nga katrori i madh shkepusim ¼-ten e blere nga Dalip Topi.Si do te qene kufinjte e tapise te bler