Skrapi në Fier, Fiks Fare provon se Bujar Jazaj, drejtor i LSI, është pronar i skrapit
Korporata Energjetike Shqiptare është distancuar sot nga skandali i vjedhjes pa tender të skrapit të TEC-in e Fierit. Në një deklaratë për shtyp, kjo Korporatë thotë se prokuroria duhet të fillojë hetimet për këtë skandal dhe falënderon gazetarët për informimin e publikut dhe të vet asaj.
Por pas deklaratës distancuese të KESH, duket se fshihet frika nga përzierja e njerëzve të afërt të LSI në këtë histori.
Në emisionin në vazhdim “Fiks Fare” provoi se kamioni qe del nga TEC shoqërohet nga mbrapa një makine tip Benz , i cili është në pronësi te Bujar Jazaj. Targa e makinës dhe tipi i saj sipas certifikatës së Drejtorisë së Qarkullimit rrugor i përkasin Bujar Jazaj.
Kjo provon dëshminë e rojës së pikës së grumbullimit të skrapit, i cili kur u pyet nga “Fiks Fare” pranoi se pika ishte në pronësi të Bujar Jazes ose Përparim Zeqos. (Mos e ngatërroni me zotin Ëngjëll Zeqo që është Drejtor i KESH). Nga një kërkim i shpejtë Bujar Jazaj na rezulton drejtor i ISKSH në Fier.
Ja biseda e regjistruar nga “Fiks Fare” në pikat e grumbullimit të skrapit në Zharrës.
Bisedë me pronarin e një pikë grumbullimi të skrapit, e cila ndodhet ngjitur me pikën ku ka shkarkuar maunia.
Fiksi Kush e ka këtë pikën?
Pronari Bujar Jaze ose Përparim Zeqo.
Biseda me pronarin e pikës së skrapit ku është shkarkuar kamioni me skrap të marrë në TEC.
Fiksi: Më thanë se firma është serioze?
Vëllai i pronarit: Firma është serioze dhe pikë shumice dhe çmimet .
Fiksi: Pikërisht, se më thanë edhe TEC-i i sjell këtu?
Vëllai i pronarit: Ne i marrim,të gjithë këtu rrotull.
Ankandi për shitjen e TEC, zhvillohet pas disa muajsh, por pamjet e siguruara nga Fiks Fare tregojnë se puna atje ka nisur prej dy javësh. Punohet gjatë fundjavave për të nxjerrë skrapin nga TEC-i, i cili aktualisht është pronë e KESH-it, i cili e ka në konservim dhe ka marrë masa për ruajtjen e tij.
Në një koment onlinë të bëra nga një lexues i gazetës Tema pas publikimit të këtij raporti flitet për lidhjet e këtij skandali me njerëz të rëndësishëm të LSI. Komentuesi thotë se gjithë vjedhjen e koordinon Spartak Braho. Ai ka vëne drejtor një djalë të ri, pa asnjë eksperience pune fare, vetëm që të vjedhë. Në TEC ka 18 milion euro skrap. Deri tani kanë vjedhur rreth 4 milion euro, gjithë tubat e bakrit nën tokë dhe skrap mbi tokë. Vjedhje gjigante. Policia i mbron dhe merr pjesën e vet. Prokuroria i mbron se ka disa muaj që ka hapur çështje penale në Tiranë dhe s’bën gjë…



