Shtyllat e krimit komunist
Është vërtet i pabesueshëm reagimi i makinës kriminale të diktaturës ndaj ligjit të pastërtisë së figurave që po zyrtarizohet më së fundi nga mazhoranca parlamentare. Them i pabesueshëm, pasi natyrshëm pritej e kundërta, reagimi i viktimave të krimit komunist ndaj një ligji që për nga butësia, mund të konsiderohet pa frikë si një favor ndaj autorëve të një gjenocidi të pastër. Një ligj që vetëm tenton të kufizojë dominimin në pushtetin politik, gjyqësor dhe administrativ të një kase të inkriminuarish që 18 vjet pas përmbysjes “de jure” të diktaturës komuniste, vazhdon të mbajë peng lirinë, demokracinë, prosperitetin dhe integrimin euroatlantik të vendit.
Ajo që bën përshtypje në këtë reagim është pafytyrësia më shumë se kriminale e njerëzve që presupozohen të jenë objekti i këtij kufizimi ligjor si dhe arroganca me të cilën ata mbrojnë aktivitetin e tyre kriminal. Duket se “trimëria” publike e tyre mbështetet në dy momente favorizuese: butësinë e ligjit dhe mbështetjen politike të opozitës ish-komuniste. Në njëfarë mënyre, antikomunistët, demokratët, viktimat e krimit komunist dhe krejt shqiptarët e papërlyer në holokaustin komunist po marrin në këtë reagim përgjigjen ndaj tolerancës së tyre ndaj terrorit komunist një tolerancë përtej kufijve të lejuar të demokracisë dhe rregullave të shtetit ligjor. Përmbysja e pretenduar e diktaturës ka qenë vetëm një farsë përballë realitetit që po përjetojmë sot. Një “shtet ligjor” i ngritur mbi “shtyllat” e diktaturës është sa virtual aq edhe diabolik. Rast specifik e që mbase jo rastësisht po bëhet simbol i kriminalizimit të pushtetit gjyqësor në Shqipëri është ish-shefi i hetuesisë së Sarandës, një nga drejtuesit kryesorë të prokurorisë aktuale, Zamir Shtylla. Kam shkruar edhe herë të tjera për të, për faktin se kam dëgjuar e parë aq shumë nga bëmat e kësaj shtylle kryesore të krimit komunist në Sarandë, kam marrë pjesë në dhjetëra tubime politike të ish-të përndjekurve apo grupeve të tjera politike e qytetare që kërkonin të paktën largimin e tij nga drejtësia, por nuk kisha parë kurrë një përgjigje apo reagim zyrtar për këtë. Kështu që e vlerësova citimin nga Kryeministri si një ngushëllim për ata që aq shumë e kishin denoncuar këtë persekutor të drejtpërdrejtë, duke menduar se kjo qe më e pakta që mund të bëhej për të vënë në jetë drejtësinë. Sado ashpër të falsë z. Berisha nuk arrin dot të përshkruaj atë klimë terrori në hetuesinë e drejtuar nga Shtylla . Mendova gjithashtu se i përmenduri nga kryeministri nuk do të kishte guximin të reagonte e të shprehte krenarinë dhe kënaqësinë për krimet e kryera që vazhdon ti konsiderojë si “drejtësi”. Natyrisht që prej tij dhe gjithë sorollopit të tij nuk mund të pritet ndonjë pendim, mirëpo sfida publike, ndaj viktimave dhe denoncuesve të krimeve është natyrisht një gjë e parashikuar, aq edhe e pa pranuar. Është pikërisht ky reagim si shprehje e vazhdimësisë kriminale që e zhvleftëson tërësisht ligjin në fjalë, butësia e të cilit trimëron autorët e krimeve, pasi u mundëson të gëzojnë të qetë pasuritë dhe privilegjet e tjera që i siguruan mbi jetët dhe vuajtjet e viktimave të krimeve të tyre. Ajo që duket më e papranueshme në reagimin e shtyllës së krimit komunist ishte pretendimi i tij se ishte ish-i përndjekur politik. Shefi i hetuesisë komuniste të Sarandës ish-i përndjekur politik?! Kjo sjellje tipike “makbethiane” është morali i vërtetë i shumicës së atyre që ligji pretendon t’i largojë nga pushteti. Ky reagim ka edhe vlerat e veta, pasi përbën provën më të mirë për t’u treguar edhe më indiferentëve se çfarë kanë bërë dhe janë të gatshëm të bëjnë shtyllat e krimit komunist. Faktet kanë treguar se përdorin çdo mundësi për të rinxjerrë dhëmbët si në kohën e diktaturës me të njëjtin zell si atëherë , kundër të njëjtës kategori njerëzish si atëherë. Ky reagim në raporte personale është një përgjigje e drejtpërdrejtë edhe për atë apo ata që hoqën emrin shtyllës “Z” nga mega-shtylla e të akuzuarve për gjenocid e krime kundër njerëzimit në vitin 1995. E vetmja gjë që shtylla në fjalë dhe shtyllat e tjera të krimit kanë të drejtë, është ajo pjesë e deklaratës publike që akuzon Berishën dhe PD-në se i kanë mbrojtur e emëruar falë pushtetit të fituar kryesisht me votat e viktimave të krimit komunist .Pikërisht kjo frazë, e vetmja e vërtetë, përbën thelbin e dështimit të deritanishëm të përballjes sonë me diktaturën. Megjithatë, shkulja e shtyllave të krimit komunist, me gjithë efektet negative të vonesës në kohë dhe tolerancës që mbart projekt- ligji, është pa dyshim një veprim me rëndësi jetike për lirinë, demokracinë dhe shtetin ligjor si dhe mundësia e vetme për të nisur zyrtarisht ndarjen e shtetit shqiptar nga e kaluara shkuara kriminale,komuniste.