Kontrolli për periudhën 2005-2008; Shkeljet në tendera, urbanistikë dhe shpërblime
Miliona lekë dëm i janë shkartuar buxhetit të shtetit nga keqadministrimi i fondeve në bashkitë Kamëz, Peshkopi dhe Komunën Shëngjin. Shkeljet janë konstatuar në tendera, sektorin urbanistik dhe me shpërblimet e punonjësve. Në zbatim të programit të kontrollit të vitit 2008, Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka ushtruar një sërë kontrollesh në Bashkinë Kamëz, Peshkopi dhe Komunën Shëngjin, në përfundim të të cilave ka rekomanduar dhe masat përkatëse për parregullsitë dhe shkeljet e dispozitave ligjore të konstatuara. Zëdhënësi i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Edvin Morava, bëri dje publike të dhënat e kontrollit të ekspertëve. "Periudha e kontrollit ka përfshirë vitet 2005-2008 dhe për probleme të veçanta është shtrirë dhe në periudha kohore të mëparshme", - ka sqaruar dje zëdhënësi i KLSH-së, Edvin Morava.
Bashkia Kamëz
Sipas kontrollit të ushtuar nga KLSH-ja në Bashkinë Kamëz, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi me vendim të Këshillit Bashkiak, janë miratuar subvencione për një subjekt privat në shumën 57.974.000 lekë gjithsej për vitet 2006 dhe 2007, duke cenuar rëndë buxhetin e bashkisë. Ndërkohë, shkelje janë gjetur dhe për sa u përket shpërblimeve të punonjësve, si dhe veprimeve, për sa i përket tenderit për ndërtimin e ujësjellësit në Bathore me një dëm të shkaktuar prej 14.037.923 lekësh. Shkelje nga kontrolli i KLSH-së janë konstatuar dhe në fushën e urbanistikës në Bashkinë Kamëz.
Në kundërshtim me vendimin e KM nr. l, datë 10.01.2007 "Për rregullat e prokurimit publik", kryetari i Bashkisë në cilësinë e kryetarit të Autoritetit Kontraktor për të gjithë tenderat e zhvilluar gjatë vitit 2007, në urdhrat e prokurimit ka emëruar specialistë të fushës si anëtarë të Komisionit të Vlerësimit, duke sjellë si pasojë shkeljen e procedurave ligjore të kryera nga komisioni. Më konkretisht, në tenderin me objekt "Ndërtim Ujësjellës + KUZ e 5,6,7", është bërë skualifikimi i paargumentuar i një subjekti privat me ofertë më të ulët dhe është shpallur fitues një subjekt tjetër me ofertë më të lartë, për pasojë nga ky veprim i kundërligjshëm i është krijuar një dëm ekonomik shtetit në vlerën 14.037.923 lekë. Në fushën e urbanistikës, për vitin 2007, kryetari i bashkisë me cilësinë e kryetarit të KRRT, ka lejuar në 5 raste dhënien e lejeve të ndërtimit në tokë bujqësore pa raport teknik nga Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit, rrethi Tiranë.
Në 2 raste, dhënien e lejeve të ndërtimit dhe shesheve të ndërtimit pa entin e studimit gjeologjiko-inxhinierik të sheshit të ndërtimit, të përcaktuar në ligjin "Për urbanistikën". Si dhe në 11 raste, miratimin e lejeve të ndërtimit pa u miratuar studimi urbanistik. "KLSH propozon, për përmirësimin e gjendjes në këtë subjekt, shpërblimin e dëmit të shkaktuar në masën 100 për qind dhe ka rekomanduar 15 detyra të ndryshme për zbatim", - tha Morava.
Bashkia Peshkopi
Ndërkohë, në Bashkinë Peshkopi janë konstatuar shkelje, për sa i përket ushtrimit të detyrës nga ana e kryetarit të Bashkisë, në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Rregullimit të Territoreve, me dhënien e lejeve të shesheve të ndërtimit etj. "Shkelje janë konstatuar dhe në ushtrimin e detyrës së tij në cilësinë e kryetarit të Autoritetit Kontraktor dhe kryetarit të KKRT-së për objektin “Sistemim, asfaltim i rrugës-sheshi Bajram Curri–Llixha Peshkopi", faza e tretë, si dhe në cilësinë e kryetarit të Bordit për shkelje në drejtimin, funksionimin e administrimin e Qendrës së Edukimit dhe Komunikimit Peshkopi, për periudhën 2003-2008", - tha Morava. Në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi, kryetari i bashkisë, në cilësinë kryetarit të bordit ka lejuar shkelje në drejtimin, funksionimin e administrimin e Qendrës së Edukimit dhe Komunikimit (QEK) Peshkopi, për periudhën nëntor 2003-2008, dhe më konkretisht: në periudhën nga viti 2004 deri më 30.09.2008, duke krijuar një dëm ekonomik për buxhetin e shtetit në vlerën prej 1.882.400 lekësh. Ndërkohë që nga lejimi i përdorimit me qira të inventarit ekonomik dhe pajisjeve për 73 artikuj, dëmi ekonomik llogaritet vlerën 15.635.840 lekë. Likuidimin e pagesave të QEK nga buxheti i Bashkisë Peshkopi në shumën 50.322 lekë, përkatësisht për energji elektrike 3.685.020 lekë dhe ujë të pijshëm, pagesa të cilat duhet të kryheshin nga subjekti përfitues dhe jo nga bashkia etj. Për përmirësimin e gjendjes, KLSH ka rekomanduar shpërblimin e dëmit të shkaktuar në masën 100%, si dhe 13 masa disiplinore dhe administrative. Për kryetarin e bashkisë i është propozuar kryetarit të Këshillit të Ministrave marrja e masës "Shkarkim nga Detyra", si dhe është përgatitur kallëzim penal. Për përmirësimin e gjendjes, KLSH ka propozuar shpërblimin e dëmit të shkaktuar në masën 100 për qind, si dhe 13 masa disiplinore dhe administrative.
Komuna Shëngjin
Shkelje janë konstatuar dhe në Komunën Shëngjin, për të cilën KLSH ka kërkuar shpërblimin e dëmit ekonomik në masën 100 për qind, si dhe ka rekomanduar 5 masa disiplinore. "Për ish-kryetarin e Komunës Shëngjin dhe ish-përgjegjësin e Urbanistikës është përgatitur kallëzim penal", - përfundoi zëdhënësi i KLSH-së. Gjithashtu, për ish-kryetarin e Komunës Shëngjin dhe ish-përgjegjësin e Urbanistikës të kësaj komune është përgatitur kallëzim penal.
Olldashi: OSSH të jetë më e kujdesshme në faturat e ujësjellës-kanalizimeve
Faturat e energjisë elektrike që OSSH faturon për ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve, jo gjithmonë i përmbahen sasisë reale të konsumuar. Hera-herës ka dhe abuzime në këto faturime, duke detyruar ujësjellësit të paguajnë më shumë sesa duhet ndaj OSSH-së. Ka qenë ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, i cili kërkoi një përgjegjësi më të madhe nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike kur faturon shoqëritë e Ujësjellës-Kanalizimeve, pasi vihen re abuzime nga ana e tij. Ministri Olldashi tha dje lidhur me borxhin që këto ndërmarrje që i kanë OSSH-së, se po punohet edhe me Ministrinë e Financave për krijimin e një algoritmi se si do të asistohet pushteti vendor në lidhje me këtë çështje. Ai sqaroi në lidhje me faturat e OSSH-së ndaj shoqërive të Ujësjellës-Kanalizimeve, se do të ngrihet një grup pune të posaçëm, i cili do të verifikojë të gjitha faturat, por edhe detyrimet e ndërsjella. Olldashi kërkoi rritjen e përgjegjshmërisë së shoqërive të Ujësjellës-Kanalizimeve lidhur me subvencionet dhe grantet që ato përfitojnë nga qeveria, duke mos i shpenzuar këto të fundit vetëm për paga dhe sigurime shoqërore. Ministri Olldashi e quajti absurd faktin se shoqëritë e Ujësjellës-Kanalizimeve konsumojnë 13% të totalit të energjisë në vend. Sipas OSSH-së, shoqëritë e Ujësjellës-Kanalizimeve kanë një detyrim prej 13 milionë eurosh. Këto deklarime Olldashi i bëri dje në takimin e zhvilluar me Entin Rregullator të Ujit. Pas konsultimeve dypalëshe ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane u vendos që qeveria shqiptare, në bashkëpunim me GTZ, të iniciojë zbatimin e projektit “Vlerësimi dhe Përmirësimi i Funksioneve Teknike dhe Kapaciteteve Administrative të Entit Rregullator të Ujit (ERRU)”, zbatim i ngelur pezull për një kohë të gjatë. Ministri Olldashi renditi dhe një sërë reformash të ndërmarra nga qeveria për këtë sektor, duke nisur me procesin e transferimit e më pas duke e vijuar këtë proces me një sërë nismash paralele, të cilat kanë shkuar për konsolidimin e transferimit të sektorit të ujësjellës-kanalizimeve pranë njësive të qeverisjes vendore, reforma të cilat kanë ecur në tre drejtime: në iniciativë ligjore, administrative dhe në mbështetje me projekte dhe financime. “Në gjithë këtë spektër iniciativash të ndërmarra, qoftë ligjore, qoftë administrative apo dhe kjo rritje e ndjeshme e investimeve ka synuar procesin e transferimit, një proces që ka ecur në mënyrën më të mirë të mundshme në masën 83% të tij, por që ka ngecur në dy ndërmarrje kryesore, që është ujësjellësi i Tiranës dhe ai i Durrësit”, - tha Olldashi.
Autoriteti i Konkurrencës përfundon hetimin në tregun e karburanteve
Autoriteti i Konkurrencës ka përfunduar raportin e ndërmjetëm “Mbi Hetimin e Thelluar në Tregun e Karburanteve”. Raporti konkludon se vihen re kufizime të konkurrencës në treg si pasojë e sjelljes së koordinuar mes ndërmarrjeve kryesore, që kanë fuqi të ndjeshme në tregun e shumicës dhe ndërmarrjeve të integruara vertikalisht në tregun e shitjes me pakicë. Në mbështetje të nenit 39 të ligjit nr. 9121 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës” dhe Kodit të Procedurave Administrative, Autoriteti i Konkurrencës ka ftuar ndërmarrjet nën hetim të tërheqin një kopje të raportit dhe të paraqesin pretendimet e tyre në seancën dëgjimore të datës 26.12.2008. Pas përfundimit të seancave dëgjimore me ndërmarrjet nën hetim, Komisioni i Konkurrencës do të vendosë me objektivitet nëse ka pasur apo jo shkelje të ligjit nr. 9121, “Për Mbrojtjen e Konkurrencës” duke marrë vendimet përkatëse.