Traverbanku Klos-Bulqize, “AlbChrome” nis punimet Eglantina Nasi
Hapet sipari i punimeve ne traverbankun Klos-Bulqize, i cili do transportoje mineralin e kromit nga miniera ne impiantin e perpunimit permes nje rrjeti nentokesor hekurudhor. Duke ulur ne kete menyre ndjeshem kohen dhe shpenzimet e transportit. Edhe ky projekt, ashtu si hapja e furres se dyte ne Elbasan, eshte pjese e planit te investimeve per rigjallerimin e kompanise “AlbChrome” pas blerjes nga ana e Grupit “Balfin”. I cili, do te sherbeje edhe per shmangien e mundesise se permbytjeve te galerive te minieres prej ujit, nga niveli i peste e lart. I inauguruar permes nje ceremonie te posacme ne Shengjun te Klosit, shume prane impiantit te perpunimit te kromit, ne pranine e drejtuesve te larte te “AlbChrome” dhe Grupit “Balfin”, atyre te METE-s, te pushtetit vendor, por edhe punonjesve te kompanise etj, ne teresi projekti i hapjes se traverbankeve eshte nje investim prej rreth 2.4 milion dollaresh, qe do zhvillohet ne dy faza. Ku gjate fazes se pare, parashikohet venia ne pune e tranverbankut nr.1 qe ka si objektiv zgjidhjen e problemit te ujerave duke reduktuar mundesine e permbytjes se minieres dhe lehtesimin e ajrimit. Me nje investim prej 1.4 milion dollaresh si faze e pare, ai do te jete funksional brenda nje kohe te shkurter. Kurse ne fazen e dyte, parashikohet vazhdimi i hapjes se tranverbankut me qellim transportin nepermjet tij te mineralit per ne impiantit e seleksionimit te kromit ne Klos. Nga ana e tij, administratori i “AlbChrome”, Luan Saliaj, u shpreh se nisja e punimeve per realizimin e traverbankut shenon fillimin e nje tjetri investim te rendesishem qe ka si qellim rritjen dhe zhvillimin e kompanise. “Ne duam qe ne nje kohe sa me te shkurter ta rikthejme “AlbChrome” ne nivelet me te larta dhe ta shnderrojme ne perfaqesuesen me te denje te eksporteve shqiptare ne bote. Duke iu permbajtur planit tone te investimeve, shume shpejt parashikohet fillimi i punimeve qe do t'i sigurojne jetegjatesine minieres se Bulqizes qe eshte ne pronesi te kompanise sone. Gjithashtu brenda muajit qershor presim venien ne pune te Impiantit te Perpunimit te Kromit ne Klos si edhe jemi ne proces planifikimi per hapjen e sektorit te Qafebuallit",- tha ai. Ndersa drejtori i minieres se Bulqizes, Medat Zogu, optimist per venien ne pune te traverbankut ne nje kohe shume te shkurter, do te theksonte se tunelet e tij, do te sigurojne lidhjen thuajse organike midis minieres se Bulqizes dhe impiantit te perpunimit ne Klos duke shkurtuar ndjeshem kohen dhe shpenzimet e transportit, por dhe duke siguruar me shume pune per punonjesit.