Botërori, synim i Belgjikës

Mesfushori i Chelseat, Eden Hazard insiston se Belgjika duhet të kualifikohet në Botërorin ‘Brazili 2014’.
Ish futbollisti i Lilles, i cili ka impresionuar në tri ndeshjet e para në Premierligë, është i vendosur ta drejtojë vendin e tij drejt Brazilit.
”Kemi folur mjaft, tash është koha për aksion. Talenti nuk na mungon, por duhet të shfaqim rezultate të mira. Është gjithçka ose asgjë dhe ne absolutisht duhet të kualifikohemi për Botëror. Duhet t’i marrim së paku katër pikë në dy ndeshjet e para me Uellsin dhe Kroacinë”, tha Hazard për të përditshmen belge Le Suir.