E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trazira në Greqi, në një vjetorin e vrasjes së 15 vjeçarit

Gjatë përvjetorit të parë të vdekjes së 15 vjeçarit grek, në Athinë dhe në qytete të tjera të Greqisë janë regjistruar protesta te dhunshme. Përveç kryeqytetit grek, edhe Selaniku u kthye në arenë të përleshjeve ndërmjet anarkistëve dhe policisë, ndërsa qindra mijëra njerëz mbushën rrugët për të përkujtuar dhe nderuar Alexandros Grigoropoulos, djalin e vrarë një vit më parë , në 6 dhjetor, gjatë një proteste ndërmjet manifestuesve dhe forcave policore. Në kryeqendrën e Greqisë, protestuesit hodhën parrulla të tilla si "Nuk do harrojmë, nuk falim". Rreth 3 mijë persona morën pjesë në këtë protestë, e cila përfundoi në përleshje. Agjentët e policisë, numri i të cilëve arriti në 12 000 nëpër rrugët e Greqisë, u detyruan të përdornin gaz lotsjellës kundër grupeve që godisnin me gurë dhe sende të tjera në adresë të policëve. Ministri i Rendit Publik, tha se policia do të vazhdojë të përmbushë detyrën e saj për të mbrojtur qytetarët dhe nuk do t'i lejojë vandalistët që të rikthejnë dhunën në Athinë. Nga protestat pati edhe 80 të arrestuar , 180 të ndaluar nga autoritetet dhe 22 të palgosur, ndër të cilët 16 agjentë policie, 4 demostrues, dhe një kalimtar. Në përkutjimin e përvjetorit të vrasjes së adoleshentit grek, demonstruesit kanë hedhur gurë në drejtim të forcave të rendit, kanë thyer dritaret e bankave dhe u kanë vënë zjarrin kazanëve të mbeturinave. Gjatë ditës së dielë nëna e adoleshentit të vrarë, Alexandros Grigoropoulos, bëri thirrje për qetësi. Vitin e kaluar, vrasja e adoleshentit u pasua me më shumë se dy javë përleshje e protesta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›