Trazira te dhunshme ne Belfast
Flamuri i unionit është shkak i trazirave të dhunshme në Belfast, të cilat hynë në natën e pestë.
Policia irlandeze qëlloi plumba plastikë ndaj protestuesve. Autoritetet lokale njoftojnë se armë, mes të cilave sëpata dhe çekiçë, u përdorën për të sulmuar oficerët e policisë dhe automjetet e tyre.
Katër persona, dy burra dhe dy gra, janë arrestuar, duke e çuar në 100 totalin e personave të prangosur që nga nisja e protestave.
Ditën e hënë, rreth 400 persona morën pjesë në atë që policia e cilësoi një protestë “gjerësisht paqësore”, mes orës 18 dhe 19:00. Por trazirat filluan kur rreth 250 vetë teksa ecnin u sulmuan nga rreth 70 nacionalistë që ishin mbledhur gjithashtu.
Këta të fundit sulmuan me një sërë objektesh, protestuesit luajalistë teksa ata parakalonin. Policia u angazhua për të shpërndarë turmën në rrugën Short Strand dhe kur ajo u përpoq u sulmua me bomba molotov.
Protestat nisën në fillim të vitit, kur këshilltarët bashkiakë votuan më 3 dhjetor për kufizimin e ditëve kur flamuri i unionit duhet të ngrihet në qytetin e Belfastit.