Fituesi i llotarise ne ikago eshte vrare
Fituesi i llotarisë në Çikago në korrik të vitit të kaluar është vrarë. Zyra e mjekur ligjor konstatoi se Urooj Khan, është helmuar me cianid.
46 vjeçari vdiq në mënyrë të papritur pasi iu lëshua çeku prej 425 mijë dollarë. Fillimisht u tha se Khan vdiq nga shkaqe natyrale, por një i afërm i tij kërkoi që të bëhej autopsia, pasi dyshonte se ishte vrarë.
Fillimisht policia e Çikagos tha se vdekja e Khan po hetohej si vetëvrasje.
“Investigimet paraprake na dëshmuan se nuk kishte të dhëna dyshuese. Një i afërm i viktimës kontaktoi me doktorin që kishte bërë autopsinë dhe i kërkoi që ta shohin më tej rastin në fjalë”, thotë Stefen Cina, mjeku ligjor i Cook County.
Khan i cili kishte në pronësi të tij disa dyqane pastrimi kimik u shpall fitues i llotarisë gërvishtëse në muajin qershor.
Fitorja e llotarisë do të thote gjithcka për mua, kishte thënë në 26 qershor Khan, duke thënë se një pjesë të parave do ta shpenzonte për bizneset e tij, ndërsa të tjera do t’i dhuronte për fëmijët në spitale.