Trazirat SHBA rrit presionin ndaj Egjiptit

Protestat e Egjiptit hyjnë në javën e tretë. Me gjithë lëshimet e tjera të presidentit Husni Mubarak nuk duket të ketë shuarje të demostratës masive. Në Kajro dhe në qytete të tjera më shumë se 200.000 vetë dolën sërish nëpër rrugë për të kërkuar dorëheqjen e kreut të shtetit, i cili qeveris prej 30 vjetësh në mënyrë autoritare. Mubarak mblodhi një komitet, i cili gjatë javëve të ardhshme do të rishikojë kushtetutën egjiptiane.
Zëvendëspresidenti Omar Suleiman tha, se aktualisht po hartohet një plan kohor për ndryshimin e pushtetit në mënyrë paqësore. Edhe nga ana e kreut ushtarak u tha, se transformimi duhet të kryhet në mënyrë të rregullt. Mubaraku vazhdon ta refuzojë dorëheqjen e menjëhershme. Me thirrjen e komitetit kushtetues presidenti i dobësuar përmbush një kërkesë tjetër të opozitës. Si lëshim tjetër Mubaraku krijoi një komision për hetimin e dhunës kundër demonstruesve. Ndërkohë përvec presionit të turmave SHBA-ja kërkon sa vjen e më shumë një kalim të kontrolluar të Egjiptit në demokraci. Shtëpia e Bardhë deklaroi, se ky duhet të hartohet nga qeveria dhe opozita së bashku.
Zëvendëspresidenti Joe Biden i bëri thirrje homologut të tij Omar Suleiman, që premtimet të ndiqen nga vepra gjatë një bisede telefonike ku kërkoi që procesi të tregojë përparime të menjëhershme dhe të pakthyeshme. Gjatë bisedës Biden ka kërkuar gjithashtu heqjen e menjëhershme të gjendjes së jashtëzakonshme, e cila është në fuqi në Egjipt prej vitit 1981. Në Nju-Jork edhe Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun kërkoi një "shndërrim të shpejtë, të rregullt dhe paqësor" në Egjipt.
Delina Bitraku