E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trazirat ne Greqi dhe ndikimi mbi industrine e turizmit

Perleshjet e dhunshme mes te rinjve dhe policise ne Athine mund ta kene demtuar imazhin e Greqise jashte vendit por zyrtaret e turizmit besojne se ky sektor do ta marre veten kete vit.  Turizmi ne Greqi eshte burim i njerit ne cdo pese vende pune.

Megjithe shqetesimet mbi ndikimin e perleshjeve dhe gazit lotsjelles zyrtaret greke parashikojne nje rritje prej 10 per qind ne te ardhurat nga turizmi vendimtare per vendin e goditur nga kriza. Kjo industri jep 16 per qind te prodhimit te pergjithshem kombetar te Greqise.

Edhe ne qofte se protestat i mbajten larg nga qendra e Athines te huajt duket se trazirat nuk kane patur ndonje ndikim te dukshem tek mijera turistet qe vershojne cdo dite ne kryeqytet.

Adriana nga Kalifornia erdhi ne Greqi me burrin per nje pushim te gjate te planifikuar prej kohe. Operatori i tyre vendosi ti levize ata perkohesisht nga hoteli ne sheshin Sintagma per arsye sigurie. Ata u kthyen perseri ne hotel dhe thane se ishin te gezuar qe u ndodhen ne Athine ne kete periudhe interesante.

Burri im dhe une nuk ne te vertete nuk erdhem ketu per trazirat por e kishim planifikuar kete udhetim ne Greqi prej me shume se nje viti. Per habine tone trazirat ndodhen pikerisht kur ne ishim ketu keshtu qe operatori yne na coi ne nje hotel ne periferi. Tani pas protestave ne jemi kthyer ne hotelin Grande Bretagne ku patem rast te shihnim vendin ku ndodhen trazirat e te jetojme historine tha Adriana.

Marta dhe Antonio nje mesuese dhe nje inxhinier nga Spanja tha se kishin menduar ti anulonin pushimet ne Greqi prandaj pyeten ambasaden spanjolle ne Athiine. Ambasada u tha se edhe Spanja po kalonte nje pervoje te ngjashme me krizen e borxhit prandaj mund te vinin.

shte si ne Spanje. Ne kemi te njejten situate. Njerezit ne Spanje protestuan sepse situata atje ishte shume e keqe. Keshtu qe une mendoj se reagimi i ambasades ishte normal tha Marta.

Avokatja ruse nga Shen Petersburgu Lilia mberriti ne Greqi me vajzen e saj dhe u vendosen ne nje vendpushim te vogel ne Athine. Burri i saj e keshilloi te mos shkuar ne Athine. Por ajo ishte e vendosur te shkonte sepse endrra e saj prej kohesh kishte qene te shikonte rrenojat e lashta. Ajo thote as ajo dhe as miqte e saj nuk u shqetesuan nga demonstratat.

shte e drejta e grekeve te shprehin lirisht interesat e tyre dhe te mbrojne te drejtat e tyre ne cdo kohe qe ata e ndjejne te nevojshme pavaresisht nga turistet tha Lilia.

Jack dhe Victoria erdhen per nje pushim dy javor ne Greqi nga Suedia duke e ditur se cfare po ndodhte ne Athine.


Ky eshte momenti per ti mbeshtetur greket per te mos i lene vetem tha Jack.

Protestat e mijera grekeve gjate miratimit te projektligjit per masat shtrenguese financiare u shnderruan ne dy dite perleshje te ashpra me policine gjate te cilave pati te plagosur nga te dyja palet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›