Denohet Hollanda. vendimi per 3 viktima te Srebrenices

Shteti i Hollandës është përgjegjës për vrasjen e tre muslimanëve në Bosnjë, gjatë masakrës në Srebrenicë, në vitin 1995. Vendimi është marrë nga gjykata e apelit në shtetin holandez. Gjykata ka deklaruar se qeveria e Hollandës është përgjegjëse për vrasjen, pasi paqeruajtësit holandezë të vendosur aty “nuk do duhej t’i dorëzonin ata” te forcat pushtuese serbe të Bosnjës.
Gjykata ka urdhëruar që familjeve të viktimave t’u paguhet kompensim. Srebrenca ishte “bazë e sigurt” e deklaruar nga Kombet e Bashkuara, nën mbrojtje të paqeruajtësve holandezë, kur serbët e Bosnjës hynë në qytet dhe në mënyrë sistematike vranë rreth 8 mijë djem e burra myslimanë.
Qeveria e Holandës thotë se ushtarët e saj ishin braktisur nga Kombet e Bashkuara gjatë incidentit. Rasti në gjykatën e apelit ishte ngritur nga Hasan Nuhanoviq, me profesion përkthyes, që në masakër ka humbur vëllain dhe babanë si dhe familjarë të nje prej viktimave, Rizo Mustafic.
Sipas analistëve nuk do të vonojë që që edhe familjarë të viktimave të tjera të kërkojnë kompensim nga Holanda.