E Shtunë, 31 Tetor 2026

Danimarka rivendos kufijte me fqinjet

Danimarka përforcon kufijtë në vendkalimet kufitare. Kontrollet e polemizuara hynë në fuqi sot në pikëkalimet me Gjermaninë dhe Suedinë. Lars Lökke Rasmussen, kryeministri danez i përgjigjet me këtë një kërkese të partisë populiste të djathtë në Danimarkë. Para së gjithash do të kontrollohen udhëtarët që udhëtojnë me automjete e tragete. Danimarka e justifikon këtë hap me luftën kundër emigracionit ilegal dhe kriminalitetit ndërkombëtar.

Zbatimi i këtij plani është kritikuar nga Komisioni Evropian që thotë se Danimarka rrezikon kështu të shkelë traktatin e Shengenit pasi cënon parimet e lëvizjes së lirë në 25-vende të Evropës pa pasaportë. Por qeveria daneze ka këmbëngulur se është në kompetencat e saj rritja e kontrolleve doganore me qëllim ndalimin e kontrabandimit të mallrave të paligjshme, të tilla si armëve apo lëndë  narkotike si dhe trafikimit të personave.

Sipas autoriteteve kontrollet doganore do të ngrihen kështu në një nivel të ngjashëm me atë të fqinjeve dhe nuk bëhet fjalë për rivendosje të kontrollit të pasaportave, por për ndërmarrjen e kontrolleve të rastësishme, aspak sistematike. Pavarësisht polemikave të martën, 50 agjentët doganore shtesë, 30 prej tyre në kufirin daneze-gjerman, 10 në terminalet e trageteve me shërbim për dhe nga Gjermania, dhe 10 tek tragetet që  lidhin Danimarkën e Suedinë,  ndërmorrën  filluan punën në pikëkalimet kufitare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›