Denohet Holanda vendimi per 3 te vraret e Srebrenices

Shteti i Hollandës është përgjegjës për vrasjen e tre muslimanëve në Bosnjë, gjatë masakrës në Srebrenicë, në vitin 1995. Vendimi është marrë nga gjykata e apelit në shtetin holandez. Gjykata ka deklaruar se qeveria e Holandës është përgjegjëse për vrasjen, pasi paqeruajtësit holandezë të vendosur aty “nuk do duhej t’i dorëzonin ata” te forcat pushtuese serbe të Bosnjës.
Gjykata ka urdhëruar që familjeve të viktimave t’u paguhet kompensim. Srebrencia ishte “bazë e sigurtë” e deklaruar nga Kombet e Bashkuara, në mbrojtje të paqeruajtësve holandezë, kur serbët e Bosnjës hynë në qytet qytetin dhe në mënyrë sistematike vranë rreth 8 mijë djem e burra muslimanë.
Qeveria e Holandës thotë se ushtarët e saj ishin braktisur nga Kombet e Bashkuara gjatë incidentit. Rasti në gjykatën e apelit ishte ngritur nga Hasan Nuhanoviç, me profesion përkthyes, që në masakër ka humbur vëllain dhe babanë, si dhe familjarë të një prej viktimave, Rizo Mustafiç. Sipas analistëve nuk do të vonojë që edhe familjarë të viktimave të tjera të kërkojnë kompensim nga Holanda.
Delina Bitraku