Norvegji, avokati i Breivik: Ai donte të dorëzohej

“Ka telefonuar të paktën 10 herë policinë për t`u dorëzuar, dhe në pritje të një përgjigje ka gjuajtur”. Kështu ka deklaruar avokati i Anders Behring Breivik, njeriu i cili akuzohet për vendosjen e bombës në Oslo dhe për tragjedinë në Utoya.
Avokati ligjor, ka treguar për një të përditshme se Breivik, është përpjekur të telefojnë policinë, por ka kontaktuar me agjentët vetëm dy herë.
Breivik, i cili ka telefonuar me celularin e një prej viktimave të tij të para, është prezantuar si “komandanti dhe ka përdorur emrin e tij të plotë”, tha avokati Lippestad, duke shpjeguar se Breivik ka dashur të dorëzohet.