E Diel, 1 Nëntor 2026

"Trazirat politike" në Francë e Holandë, rënie në tregjet evropiane

Indeksi i çmimeve të aksioneve evropiane ra ndjeshëm të hënën, pasi turbullirat politike në Francë dhe Holandë, të kombinuara me të dhënat e varfra të ekonomisë globale, nxitën investitorët që të sigurojnë përfitimet e fundit.

Bankat dhe burimet themelore të aksioneve ndjenë më së shumti rënien.

Europe Stoxx 50 ra gati dy për qind ka mesdita e së hënës. DAX 30 gjerman ra pothuaj tre për qind, CAC 40 e Francës ra me më shumë se dy për qind dhe FTSE në Londër ra gati dy për qind.

Monedha euro gjithashtu ra kundrejt dollarit amerikan me gjysmë pikë përqindje.

Fitorja e kandidatit socialist Fransua Hollandi në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të Francës dhe dorëheqja e qeverisë holandeze tronditën investitorët.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›