Gati lista e cmimeve reale te pronave
Lista e çmimeve reale të pronave është gati. Kjo listë, e cila është hartuar nga një grup i posaçëm eskpertësh në Minsitrinë e Drejtësisë, ka shërbyer në përfshirjen e ndryshimeve të reja në ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave.
Sipas ndryshimeve, çmimet e pronave që do të kompensohen do të jenë në vlera reale. Nisur nga praktikat e deritanishme të kompensimit, vlera e disa objekteve ka qenë më e lartë se realja dhe vlera e disa të tjerave më e ulët.
Ndryshimet në projektligj kaluan në komisionin e Ekonomisë dhe të Financave vetëm me votat e mazhorancës, ndërsa deputetët e opozitës abstenuan. Sipas ndryshimeve të bëra, metodologjia dhe kriteret për vlerësimin e pronës do miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, ndërsa më parë kjo bëhej nga parlamenti, një pikë e tillë u kundërshtua nga deputetët e opozitës.
Ndërkaq, sipas ndryshimeve të tjera , shtyhet edhe afati i veprimtarisë së Agjencisë së Kthimit dhe kompensimit të pronave deri në vitti 2014. Ndërsa, nuk do të pranohen më kërkesa të tjera.
Bëhet e ditur se deri tani AKKP është duke shqyrtyar 6 mijë dosje, ndërsa janë 1100 të tjera në proces gjyqësor.
Aktualisht, në Ministrinë e Drejtësisë është ngritur grupi i punës që është duke u marrë me metodologjinë e re të përllogaritjes së çmimeve të pronave për kompensim. Kur kjo metodologji të ketë përfunduar, do të miratohet në qeveri. Më pas qeveria do të autorizojë një institucion të posaçëm për përcaktimin e çmimeve të kompensimit.