Kom. i Ekonomisë miraton ndryshimet në ligjin e pronave

Të gjithë pronarët të cilët kërkojnë të drejtat e tyre për pronat do të kenë mundësi që kërkesat e tyre të vazhdojnë të shqyrtohen deri në fund të prillit 2013. Ndryshimet në projektligj u miratuan në komisionin e ekonomisë dhe Financave. Përfaqësuesja e ministrisë së drejtësisë Elona Syla shpjegoi se tashmë do të krijohet një hartë unike e vlerës së tokës ndërsa shtyrja e afatit u bë për shkak të numrit të lartë të aplikimeve.
Opozita nga ana tjetër e kundërshtoi këtë shtyrje të afatit si të pamjaftueshme.
Ndërkohë që ky komision kaloi edhe projektligjin për arsimin parauniversitar por ngritën shqetësimin e një kostoje më të lartë.