Tre akademikë festojnë jashtë Akademisë
Përvjetorët
Tre akademikë do të festojnë së bashku përvjetorët e lindjes.
Në një njoftim të Akademisë së Shkencave thuhet se me rastin e 90-vjetorit të lindjes së akademikut, Shaban Demirajt, 80-vjetorit të lindjes së akademikut Ylli Popa dhe 75-vjetorit të lindjes së akademikut Farudin Hoxha, kjo akademi organizon një darkë festive në një restorant privat në periferi të Tiranës. Me sa duket, këtë radhë nuk është zgjedhur për të festuar salla e Akademisë së Shkencave siç bëhet zakonisht në një mbledhje mes kolegësh, ku referohet për kontributin ndër vite të akademikëve. Në njoftimin për shtyp lajmërohet pjesëmarrja e Kryeministrit Berisha dhe personaliteteve të larta të vendit.
#