Tropoje asnje biznes nuk eshte pajisur me kase fiskale
TROPOJ - Ne fillim te muajit dhjetor te vitit te kaluar Drejtoria Rajonale e Tatimeve Kukes ushtroi kontroll ne te gjitha subjektet lidhur me pajisjen e tyre me kasa fiskale. Gjate kontrolleve rezultoi se asnje subjekt privat nuk ka filluar regjistrimin e aktivitetit me kasa fiskale ndonese disa prej tyre ka muaj qe i kane blere. Ky eshte kontrolli i trete qe ushtrohet per kete qellim gjate vitit 2010. Ne - thone inspektoret tatimore - kemi lene detyra qe te pajisen me kasa regjistrimi dhe te fillojne nga puna me 1 janar.
Ne te kundert biznesi do te perballet me sanksione ligjore. Nje nga biznesmenet Marku thote se kasen fiskale e ka blere para 10 muajsh me parate e tij dhe nuk e ka vene ne pune sepse askush nuk punon ne Tropoje me kasa regjistrimi. Po keshtu pergjigjet edhe nje farmacist ne qytet i cili shpjegon se ka muaj qe e mban por nuk kryen asnje veprim me te per shkak se nuk funksionojne ne asnje subjekt dhe ceshte e verteta nuk dine as ta perdorin. Mirepo as ne muajin janar nuk u zbatuan detyrat e caktuara nga drejtoria rajonale e tatimeve.
Ne sektorin e tatimeve ne bashki shprehen se jane lene detyra dhe nuk jane zbatuar por ne vitin 2011 nuk do tolerohet. shte e pajustifikueshme qe asnje subjekt privat nuk ka zbatuar legjislacionin tatimor per kete qellim thone ata. Aktualisht ne rrethin e Tropojes ushtrojne aktivitetin privat rreth 300 subjekte nga te cilat 200 te biznesit te vogel. 60-70 per qind e tyre nuk jane te regjistruar dhe punojne ne te zeze.