E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre burra dhe një bebe majmun

Qesharak, me plot momente të nxituara dhe plot ironi. Kështu mund të përshkruhet sinopsisi i ”The Hangover 2”, që do të jetë pjesë e pakos së DigiGold gatë netëve festive në Kosovë.

Sikurse në pjesën e parë, edhe këtu njëri prej aktorëve do të bëhet dhëndër – këtu si një ish-i martuar- i cili, në prag të martesës së tij do të provojë kënaqësi të ndryshme dhe të paharrueshme.

Me fjalë të tjera, ai shumë shpejt do të shpëtojë nga realiteti i përditshëm i një djali të mirë si dentist, para se të martohet me gruan e tij, Lauren (Jamie Chung). Para se ai të shoqërohet me Stu, ai ka një shoqëri interesante filluar nga Phil (Bradley Cooper), dhe me “rosakun” e çuditshëm, Alan (Zach Galifianakis), e të cilët janë punëtorë të zellshëm dhe punojnë në mënyrë dinamike bashkë me Abbottin dhe Costellon.

Stu, për dallim nga të tjerët, është ai i cili bën udhëtime të errëta – tani nëpër rrugët plot trafik dhe klube të Bangkokut- që në një mënyrë e bën këtë film edhe më interesant në pjesën e tij të dytë.

Regjisori Todd Philips, i cli edhe ka bërë edhe skenarin së bashkë me Craig Mazin dhe Scot Armstrong, e që mund të thuhet se është një film që ka të bëjë me pije, dolli dhe me zgjim në agoni duke përjetuar gjëra shumë interesante që fillojnë nga dhoma e hotelit të tyre.

Në këtë film do të mund të shikoni edhe humor vizual që paraqitet në mënyrën se si ndihet Alan dhe privilegjin e tij të një të rrituri pa probleme dhe pa komplekse nga fëmijët e tij.

Kjo e ndihmon për ta kuptuar të kaluarën dhe të tashmen e tij me ish-të dashurat dhe mënyrën se si konceptohet dashuria sot.

“The Hangover Part II” është një film që mund të shikohet pa përcjelljen e prindërve mbi moshën 17 vjeç, për shkak të gjuhës vulgare, seksuale që meshkujt e përdorin nëpër klube me femra striptizerka.

-------

The Hangover Part II

Regjia: Todd Phillips; skenari: Craig Mazin, Scot Armstrong dhe Phillips, bazuar në karakteret e krijuar nga Jon Lucas dhe Scott Moore; drejtor i fotografisë: Lawrence Sher; montazha: Debra Neil-Fisher dhe Mike Sale; muzika: Christophe Beck; dizaner; Bill Brzeski; kostumet: Louise Min- Genbach; producentë: Phillips dhe Dan Goldberg; Distributor: Warner Brothers Pictures. Kohëzgjatja: 1 orë 41 minuta.

Aktorë: Bradley Cooper (Phil), Ed Helms (Stu), Zach Galifianakis (Alan), Justin Bartha (Doug), Ken Jeong (Mr. Chow), Paul Giamatti (Kingsley), Mike Tyson (Himself), Jeffrey Tambor (Sid Garner), Mason Lee (Teddy), Jamie Chung (Lauren), Nick Cassavetes (Tattoo Joe), Sasha Barrese (Tracy) dhe Gillian Vigman (Stephanie).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›