E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milioneri i Pellumb Kulles ne Gjilan

Një dramë e teatrit të Fierit, me autorësi dhe regji të Pëllumb Kullës është cilësuar si shfaqja më e mirë në Festivalin e Dramës Shqipe në Gjilan. “Milioneri” është vlerësuar gjithashtu për dramaturgjinë më të mirë, ndërsa aktori Luftar Paja u shpall aktori më i mirë i festivalit.

“Kjo shfaqje në ditët e sotme është në harmoni të plotë me një komplikim të komikes me tragjiken që është karakteristike e kësaj Shqipërie tranzicionale. Kisha mendimin se aty nuk do të kuptohemi sa duhet, por isha i gabuar tërëisht dhe vetë aprovimi i sallës të ngrohtë, mikpritëse të Gjilanit më bëri ta ndroj mendimin menjëherë” tha Kulla.

“Një rol i cili është më i plotë nga gjithë rolet gjatë jetës sime. Një rol kryesor i cili më dha një sadisfaksion mua si artist” tha Paja.

Festivali i Gjilanit i cili mban emrin “Flaka e Janarit” është një nga më seriozët në hapësirën shqiptare. Ky ishte viti i 20-të i organizimit dhe në të morën pjesë disa nga emrat më të njohur të teatrit shqipfolës.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›