Tre ditë në grevë urie nëntokë

Ata shprehet se do ta vazhdojnë grevën e urisë derisa kërkesat e tyre të marrin zgjidhje.
Autoritetet nuk kanë reaguar ende për gjendjen e tyre, e të njëjtën gjë duket se ka bërë edhe firma austriake ACR. 25 minatorët grevistë kërkojnë paga më të larta dhe kushte më të mira sigurie në punë. Nga nëntoka ku ndodhen, ata bëjnë apel për zgjidhjen e çështjeve të tyre.
Ata protestuan në rrugë për më shumë se tre javë, por kërkesat e tyre nuk morën zgjidhje. Pak ditë më parë, Ministria e Ekonomisë vendosi pezullimin e pjesshëm të kompanisë ACR në zonën D dhe pezullimin e kompanive nënkontraktore në këtë zonë.
Ndërkohë, kompania ACR u premtoi punëtorëve të nëntokës një rritje prej 10 për qind të pagës, por kjo nuk u pranua prej tyre. /Start/
2011-07-27 14:39