AK e shqetësuar për tv publike në Tiranë, Shkup e Prishtinë

Sipas AK-së, paratë tona po keqpërdoren nga këto televizione, teksa kujton se këto media duhet të jenë në shërbim të informimit të qytetarëve.
“Aleanca Kuqezi denoncon frymën antikombëtare dhe antishqiptare që këto tre televizione publike në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup transmetojnë çdo ditë në ekranin e taksapaguesve të tyre. As në RTSH, RTK apo MTV nuk shikon më asnjë dokumentar, asnjë emision, asnjë trajtim të çështjes kombëtarë. Këto televizione janë kthyer ne ushtarë të bindur të qeverive në pushtet duke keqpërdorur paratë e taksapaguesve të tyre si dhe duke dezinformuar pa limit, deri në çmenduri informacionin që i përçojnë publikut të tyre. Aleanca Kuqezi i bën thirrje qeverisë shqiptare, asaj kosovare dhe maqedonase që të heqin dorë nga përdorimi tendencioz dhe dashakeqës I televizioneve publike dhe t’ia kthejnë këto media qytetarëve të tyre”, tha Bekim Adili përfaqësues i kësaj lëvizjeje.
Aleanca Kuqezi paralajmëron qeverinë e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë se liria e fjalës, e mediave dhe televizionet publike me standard dhe në favor të qytetarëve janë kriter i pa negociueshëm i Bashkimit Evropian për procesin e integrimit. Në fund, AK-ja fton qytetarët që më 18 shkurt, në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup t’i bashkohen protestës së Aleancës Kuqezi që do të zhvillohet në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë në tre qytetet në fjalë. /Start/
2012-02-01 13:58