E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre fëmijë të zhdukur në Shqipëri, gjenden në Mal të Zi

Në Mal të Zi janë gjetur tre fëmijë nga Kurbini, të cilët ishin paraqitur nga familjet si të zhdukur. Lajmin për gjetjen e tyre e ka dhënë Policia e Lezhës, e cila ka hedhur poshtë çdo dyshim për trafikim eventual të fëmijëve. Policia ka bërë të ditur se fëmijët ishin larguar me dëshirë.

Klodian Shabani, Ramazan Murati dhe Ervin Hidri, nxënës të klasës së gjashtë, ishin zhdukur prej orës 11:00 të ditës së djeshme. Ata e kishin lënë shkollën, në Fushë-Milot të Kurbinit, dhe nuk janë parë më nga familjarët dhe shokët e tyre. Shtëpitë e fëmijëve janë 500 metra larg shkollës./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›