E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Lista e zezë” amerikane përfshin edhe mjaft kosovarë

Mes emrave që ndodhen në “listën e zezë” janë: ministri i Transportit dhe Postë Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, anëtari i Kryesisë së PDK-së, Azem Syla, zyrtari i AAK-së, Daut Haradinaj, deputeti nga radhët e PDK së, Rrustem Mustafa, kryetari i Komunës në Skënderaj, Sami Lushtaku, deputeti Emrush Xhemajli, e figura të tjera të jetës politike në Kosovë. Gazeta "Koha Ditore" thekson se zyrtarët e Qeverisë së Kosovës nuk janë të shqetësuar për përmbajtjen e kësaj liste, duke thënë se ajo nuk ndikon aspak në marrëdhëniet mes të Kosovës dhe SHBA-së. Sipas presidentit Obama, kjo listë mund të pësojë ndryshime dhe të eliminohen personat që tashmë janë shpallur të pafajshëm ose që kanë vdekur, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›