Perfundon Panairi i Librit
Perfundoi dje ne mbremje Panairi i Librit 2010. Sipas organizatoreve ne krahasim me vitin e shkuar ky panair ka qene me i suksesshem si ne shitje librash numer vizitoresh pjesemarrje e interes te lexuesit ashtu edhe ne arritje objektivash
Te kenaqur me shume shitje me shume vizitore me shume cilesi... Keshtu jane shprehur organizatoret ne perfundim te Panairit te Librit. Ne konferencen permbyllese per shtyp Petrit Ymeri kryetari i Shoqates se Botuesve shqiptare tha per mediat se puna per realizimin e ketij panairi e cila kishte nisur muaj me pare eshte kurorezuar me se miri e suksesshem. Sipas tij vleresimet nisin qysh nga konceptimi vizual per te vazhduar me pas edhe me faktin se kete vit komunikimi mes lexuesve botuesve e autoreve ka qene shume dinamik e pozitiv. Sa u takon librave te shitur gjate pese diteve te panairit mendohet qe numri i tyre te kete shkuar ne 200 mije te tille. Behet fjale per libra te te gjitha moshave te te gjitha shtepive botuese pjesemarrese ne panair. Nje tjeter shifer me e larte ne krahasim me nje vit me pare eshte edhe ajo e vizitoreve gjate diteve te panairit. Sipas Ymerit mund te kene marre pjese ne kete panair rreth 50-60 mije vizitore edhe pse nuk ka ndonje mates konkret per ta vertetuar kete. Por ajo qe eshte me e rendesishme dhe qe ka rene ne sy te organizatoreve eshte pjesemarrja e moshave te reja ne panair nje vershim qe u ka ngjallur mjaft gezim. Nga kontaktet me koleget ne mendojme se shitja e librave kete vit ka qene rreth 30-40 per qind me e larte ne krahasim me vitin e kaluar permendi nder te tjera Ymeri. Ai tha se per sa i takon gjinise me te shitur sigurisht qe vendin e pare e mban romani letersia artistike ku e preferuar mbetet letersia e huaj. Nje pergjigje interesante e Petrit Ymerit ka qene edhe ajo ne lidhje me pranine ose jo te autoreve te huaj ne panairin e Tiranes. Me gjithe deshiren tone te madhe autoret e medhenj nuk vijne ne Shqiperi. Ata shkojne aty ku jane tregjet e medha te librit. Autoret qe kane ardhur ketu nuk jane autore te shquar. Ata qe marrin pjese ne kete panair jane mesatare. Levizja e autoreve eshte marketing ata shkojne atje ku shitet me shume tha ai duke kerkuar ndjese per pergjigjen kaq te hapur ndaj kesaj teme. Kryetari i SHBSH-se u ndal edhe te dhenia e cmimeve te ketij viti qe ndryshe nga vitet e shkuara u ndane ne diten e dyte te panairit e jo ne diten e fundit si zakonisht. Faktin qe nuk u dha cmimi per romanin me te mire ai e justifikoi me faktin se gjate ketij viti nuk eshte botuar asnje roman apo liber me tregime qe ta meritoje ate. Ndryshe ndodhi vitin e shkuar ne rastin e Ben Blushit. Nderkaq nje tjeter arsye qe shpejtoi ndarjen e cmimeve ishte edhe axhenda e ngjeshur e aktiviteteve gjate panairit. Me kete rast Ymeri u ndal e permendi edhe njehere projektin TRADUKI pjesemarres ne kete veprimtari te librit me disa shtepi botuese nga disa vende te rajonit. Ky projekt i sherben perkthimit dhe njohjes se letersive reciproke ne rajonin e Ballkanit. E me tej edhe pranine e perfaqesuesve nga Panairi i Lajpcigut te Gjermanise. Entuziast ai lajmeroi se gjate vitit 2011 vendi yne do te jete pjesemarres ne kete veprimtari te rendesishme te librit me nje stende te veten me pranine e disa botuesve e autoreve si dhe me nje grup muzikantesh. Gjate Panairit te Lajpcigut 2011 do mbahen edhe ditet e Shqiperise. Sa i takon pjesemarrjes se Shqiperise ne kete panair ne vitin 2012 dhe pretendimit qe vendi yne te jete teme gjate ketij viti Ymeri tha se per kete nevojitet plotesimi i disa kritereve. Megjithate puna pergatitore do te nise shume shpejt e botuesit shpresojne ne arritjen e ketij objektivi.