E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre grupe mediatike nën sulm kibernetik

Faqet elektronike të tre grupeve të rëndësishme mediatike amerikane u bënë pre e sulmeve kibernetike nga përkrahës të Presidentit sirian Bashar al-Assad.

Gazeta The Washington Post, rrjeti CNN dhe revista Time njoftuan se hakerat kishin ndërhyrë në faqet e tyre elektronike duke modifikuar disa parametra të faqeve.

Si rezultat, kur përdoruesit vizitonin faqen dhe klikonin në disa prej artikujve, hapej faqja elektronike e Ushtrisë Elektronike Siriane, një grup që mbështet regjimin sirian.

Grupet mediatike thanë se kanë ndërmarrë masa mbrojtëse dhe kanë hequr modulën e ndikuar nga sulmi.

Ushtria Elektronike Siriane mori përgjegjësinë për sulmet përmes një mesazhi në Twitter.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›