E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas doreheqjes se El Baradeit Egjipti ne prag te luftes civile

Vazhdon të jetë e përgjakshme situata në Egjipt. Pas dorëheqjes së zv kryeministrit El Baradei vendi rrezikon të shkojë drejt luftës civile. Dhe pse zyrtarisht janë konfirmuar rreth 300 viktima, vëllazëria muslimane pretemdon se të vrarët janë më shumë se 4500.

Sipas ministrisë egjiptiane të shëndetësisë, janë mbi 500 viktimat gjatë përleshjeve të përgjakshme në sheshet kryesore të Kajros. Por vëllazëria muslimane vazhdon të japë shifra më alarm,ante, mbi 45000 të vrarë. Zëdhënësi i kësaj lëvizjeje e ka përshkruar në tuiter sheshin e protestave si Tienanmenin e mbështetësevë të ish presidentit Morsi.
Beteja e shifrave vazhdon dhe pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme si dhe shtetrrethimit.
Dhe pse ushtria ka bërë të ditur se situata do t ë qetësohet pas boshatisjes së shesheve protestuesit kanë premtuar se nuk do të dorëzohen.
Gjithësesi Egjipti është përballë një numri viktimash që sjellin panoramën e nëj lufte civile.
Sulmi që ka nisur orët e para të mëngjesit së të mërkurës është pasuar me lëvizje politike ku njëri pas tjetrit kanë dhënë dorëheqjen zvpresidenti El Bardei dhe më pas dy zvkryeministra.
Gjatë përplasjeve kanë gjetur vdekjen dhe një kameraman i Sky Njus si dhe një reporter i Ekspres, dhe një reporter vendas. Organizata jo qeveritare reporterë pa kufij ka bërë të ditur se janë të shumtë kameramanët dhe fotografët që kanë mbetur të plagosur.
Qeveria ka vendosur që të pezullojë linjat hekurudhore atio ajrore si dhe të mbajë mbyllur Bnkat dhe muzetë.
Gjithashtu janë marrë masa që të ruhen objektet me vlerë të vendit nga vjedhjet dhe vandalizmat. Ndërkohë që një ditë më parë i është vënë zjarri 22 kishave.

Ministria e Punëve të Jashtme dënon dhunën ndaj protestuesve në Kajro
Ministria e Punëve të Jashtme po ndjek me shqetësim situatën e sigurisë në Egjipt dhe dënon përdorimin e dhunës ndaj protestuesve në Kajro, duke shkaktuar një numër të madh viktimash dhe të plagosurish.
Ministria e Punëve të Jashtme shpreson që dhuna të ndërpritet sa më parë, duke i hapur rrugë zgjidhjes së çështjeve nëpërmjet dialogut.
MPJ u bën thirrje Qeverisë Egjipitiane dhe të gjitha palëve të shmangin përplasjet e dhunshme dhe të gjejnë gjuhën e dialogut mes tyre sa më shpejt.

Reagon ambasada e Egjiptit në Tiranë
Ajo çfarë po ndodh në Egjipt është për faj të protestuesve të dhunëshëm e të armatosur, mbështetës të Vëllazërisë Muslimane. Kështu Ambasada e Egjiptit në Tiranë tha përmes një njoftimi për shtyp se pas 6 javësh të gjata, grumbullimesh të paligjshme dhe fushimesh te paautorizuara në zemër të Kajros, te nxitura nga elementet e Vëllazërisë Myslimane, forcat e policisë zhvilluan një operacion sigurie, më 14 Gusht për të shpërndarë turmen. Mungojnë shifrat për nurmin e viktimave dhe të plagosurve, por argumentohet se deri në këtë pikë është ndjekur çdo procedurë ligjore, pasi u verifikuan incidente, dhunë në sheshe dhe armë në vene të fshehta.
Në Egjipt e drejta e protestave paqësore është e sanksionuar me ligj, por këto nuk janë të tilla sipas njoftimit zyrtar. “Protestat aktuale janë te karakterizuara nga dhuna dhe mosrespektimi i ligjit. Ne kemi dëshmi të mjaftueshme qe dhuna e ushtruar nga protestuesit ka pasur formen e torturave ndaj kundershtareve te tyre, si edhe ndaj forcat te rendit. Shume armatime jane verejtur dhe dokumentuar, dhe ne shume raste ka patur plagosje me arme zjarri. Përveç kësaj protestuesit jane bere pengese per shërbimet themelore dhe kane penguar lëvizjen jo vetëm në lagjet perreth, por ne te gjithe Kajron”
Në të gjithë këtë situatë ka refuzuar të bashkëpunojë Vëllazëria Muslimane e Muhamed Morsit, presidentit të parë që u zgjodh në mënyrë demokratike, por u rrëzua me grusht shteti. Sipas ambasadës Vëllazëria Myslimane nuk pranoi të bashkohet me kabinetin më të fundit. Refuzoi te merrte pjese ne mbledhjen e parë te pajtimit kombetar, dhe në komisionin për amendamenimin e Kushtetutës. Edhe iniciativa e fundit e ndermarre nga AlAzhar per gjitheperfshirje kombetare u refuzua nga Vllazeria Muslimane. Nuk ka të burgosur politike, po vetëm të burgosur që kanë kryer krime penale informon ambasada e Egjiptit në Tiranë

Reagime të ashpra të ndërkombëtarëve për dhunën e përdorur

Kryeqyteti egjiptian Kajro raportohet të jetë i qetë por ende situata është e tensionuar pas ndërhyrjes së dhunshme të ushtrisë dhe policisë për të shpërndarë mbështetësit e vëllazërisë muslimane dhe ish presidentit Morsi.
Sipas të dhënave që vijnë nga media të ndryshme ndërkombëtare janë mbi 500 persona që kanë mbetur të vrarë gjatë përplasjeve të dhunshme.
Edhe kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku, u ka bërë thirrje besimtarëve që të luten për viktimat e dhunës në Egjipt.
“Nga Egjipti vijnë lajme shumë të këqija. Dua të lutem për viktimat, familjet e tyre, të plagosurit dhe të gjithë ata që vuajnë”, ka thënë Papa.
Ai ka bërë thirrje që të gjithë të luten për “paqe, dialog dhe qetësi”
Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillay ju ka bërë thirrje të gjitha palëve në Egjipt që “të tërhiqen prej humnerës”.
“Duhet të ketë një hetim të pavarur, efektiv dhe të besueshëm të forcës së përdorur nga forcat e armatosura. Të gjithë ata që kanë vepruar keq duhet që të mbahen përgjegjës”, ka thënë ajo.
Sekretari amerikan i shtetit Xhon Kerri ka qenë ndër të parët që ka reaguar duke e cilësuar si të pajustifkueshme dhunën e përdorur dhe si një goditje të rëndë për përpjekjet për pajtim mes palëve.
Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Europian Ketrin Eshton dhe sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun kanë kritikuar njëzëri përdorimin e dhunës.
Kryeministru turk Erdogan ka kërkuar një mbledhje urgjente të këshillit të sigurisë së OKB-së për të diskutuar për masakrën serioze që po ndodh në vend. Ai ka denuar dhe ate qe e quajti hipokrizi te perëndimorëve ndaj kësaj masakre të rëndë.
Nga ana e tij kryeministri Britanik Dejvid Kamerun tah se dhuna nuk do të zgjidhte asgje dhe se është më se i nevojshmë një kommpromis nga të gjitha palët e përfshira.
Berlini zyrtar ka konsideruar ngjarjet e një dite më parë si shumë të rrezikshme dhe që i hapin rrugë përshkallëzimit të dhunës.
Franca ka kërkuar një ndërprerje të menjëhershme të shtypjes së dhunshme.
Por në një deklaratë në televizionin shtetëror kryeministri në detyrë i Egjiptit Beblaui e ka mbrojtur ndërhyrjen ushtarake duke thënë se autoritetet duhet të vendosin sigurinë në vend.
Edhe ministri i brendshëm egjiptian ka mbrojtur ushtarakët duke thënë se kanë bërë detyrën e tyre profesionalisht në lidhje me protestuesit dhe kanë qenë këta të fundit që kanë reaguar dhunshëm fillimisht.
Ndërsa presidenti i parë i vendit i zgjedhur me votë por i rrëzuar nga një grusht shteti, Morsi mbahet ende i izoluar në një vend të panjohur i akuzuar për vrasje gjatë një revolte në burg në vitin 2011.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›