E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pritet mberritja ne Siri e misionit te OKB-se

Qeveria e Bashar Al Asad pas dy javësh bisedime ka pranuar punën e misionit të koordinuar nga Kombet e Bashkuara. Ekspertët të cilët do të qëndrojnë në Siri të paktën për 14 ditë mund të vizitojnë dhe rajonin al-Assal, pranë Alepos. Sipas regjimit sirian pikërisht në këtë zonë, opozita e armatosur ka përdorur armë kimike në muajin mars duke vrarë 26 persona.
Në program është parashikuar dhe kontrolli në dy zona të tjera.
Qeveria dhe guerilasit akuzojnë njëra tjetrën për përdorim të armëve kimike.
Që nga nisja e konfliktit në mars të 2011-ës, sipas burimeve të OKB_së janë vrarë 100 mijë persona dhe 7 milionë të tjerë kanë nevojë ndihma urgjente humanitare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›