E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipti shpall gjendje te jashtezakonshme per 1 muaj

Ne perleshjet e pergjakshme ne Egjipt pervec viktimave qe kan prekur shifra prej qindrash ,te arrestuarve dhe te plagosurve njoftohet te kene mbetur i vrare dhe nje kameram ne vendngjarje.
Mick Deane,kameramani qe percillte ngjarjet ne Kajro per televizionin britanik Sky Neës,mesohet te jete vrare gjate dhunes se ushtruar kur forcat e rendit kanë nisur heqjen e dy kampeve të përkrahësve të Vëllazërisë Myslimane.
Udhëheqësi i Sky Neës, John Ryley, e ka përshkruar atë si një ndër më të mirët e kameramanëve.Mick ishte per 15 vjet punetor i ketij televizioni.
Në faqen e internetit të saj, Sky Neës ka raportuar se pjesa tjetër e ekipit është mirë dhe nuk është lënduar.
Presidenca egjiptiane ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë vendin, derisa numri i viktimave mbetet ne rritje.
Referuar nje deklarate te presidencës qe u transmetua në televizionin shtetëror thuhet se gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë për një muaj.
Presidenca gjithashtu ka urdhëruar ushtrinë që t’i ofrojë përkrahje forcave të rendit në ruajtjen e sigurisë.
Ministria e Shëndetësisë së Egjiptit në anën tjetër sapo ka njoftuar se numri i viktimave gjatë përleshjeve të sotme ka arritur në 95 të vrarë.
Përleshjet kanë filluar në mëngjes kur forcat e rendit kanë ndërhyrë për të shpërndarë dy kampe protestuesish që kërkojnë rikthimin në pozitën e presidentit të Muhammad Morsit, të cilën ushtria e hoqi nga pushteti më 3 korrik.
Numri i viktimave prej 95 të vrarëve është për trazirat që po zhvillohen edhe në këto momente në tërë Egjiptin, jo vetëm në Kajro.
Zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë ka shtuar se numri i të lënduarve ne total ka arritur në 874.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›