Sheva kuqezi: “Faleminderit Çelsi”

Andrij Shevcenko në Milanelo. Kampioni ukraianas u prit ngrohtësisht nga tifozët milanistë në qendrën sportive kuqezi përpara se t'i nënshtrohej vizitave mjekësore. "Jam i lumtur që jam këtu. Në këto orë për mua speciale, dëshiroj t'u dërgoj edhe një përshëndetje tifozëve të Celsit, të cilët në dy vitet e fundit më kanë bërë gjithmonë të ndjej mbështetjen e tyre. Faleminderit". Sheva ka shënuar 173 gola me fanellën kuqezezë. "Të vija te Milanit për mua është si të fitoja Ligën e Kampioneve".