Turqia mbyll procesin zgjedhor, mbi 90% e qytetarëve marrin pjesë në votime, ogur i mirë për opozitën
Qendrat e votimit në gjithë Turqinë janë mbyllur pas votimit për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Procesi zgjedhor përfundoi në orën 17:00 sipas përllogaritjes lokale të kohës, mirëpo për shkak të radhëve të gjata të votuesve Oda e Avokatëve të Stambollit tha se njerëzit që presin në radhë do të lejohen të hedhin votën e tyre.
Më shumë se 64 milionë njerëz u regjistruan për të votuar, duke përfshirë mbi 1,76 milion që hodhën votën e tyre jashtë vendit dhe 4,9 milionë votues për herë të parë.
Sipas të dhënave të fundit mësohet se pjesëmarrja në votime ishte e lartë dhe pritet që të kalojë 90%, një lajm i mirë ky per opozitën e vendit.
Edhe votimi i diasporës është rritur nga 50 për qind në vitin 2018 në 53 për qind këtë vit. Në të gjithë Turqinë u vendosën gjithsej 191.885 kuti votimi u vendosën për votuesit në vend.
Çdo votues hodhi dy vota, njëra për presidentin dhe tjetra për parlamentarët, të cilët të dy do të kenë mandate pesëvjeçare.
Zgjedhjet në Turqi janë duke u zhvilluar teksa presidenti Rexhep Tajip Erdogan përballet me sfidën më të madhe politike të qeverisjes së tij prej dy dekadash. Rivali i tij kryesor është kreu i opozitës Kemal Kilicdaroglu.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
