E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre ish-punonjëse të sigurimeve nën hetim nga prokuroria

Drejtoria e policisë ka çuar dosjen për hetim ndaj shtetases - Klodiana Ramadan Basko, 34 – vjeç, lindur dhe banuese në Tiranë, Elisabeta Mistokli Subashi, 55 – vjeç, lindur në Korçë dhe banuese në Tiranë dhe Liljana Namik Çalamani, 61 – vjeç, lindur dhe banuese në Tiranë.

Për shtetaset e sipër cituara dyshohet se duke qenë ish-punonjëse të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shëndetësore Tiranë, me funksione pritëse të dokumentave, Inspektore përpunuese e pensioneve dhe Kryetare e Degës së Përfitimit të Pensioneve, të cilat dyshohen se kanë firmosur vendimet për caktimin e pensioneve.

Më konkretisht dyshohet se më datë 11 shtator të vitit 2005, kanë përpiluar dokumentacionin përkatës të falsifikuar me synim përfitimin e pensionit në mënyrë të paligjshme të një shtetaseje, duke lëshuar vendimin për caktimin e pensionit. Po ashtu më datë 28 korrik të vitit 2000, mbi bazën e dokumentave të falsifikuara, kanë lëshuar vendimin për caktimin e pensionit, për një shtetase.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›