Tre kompani kërkojnë rritjen e çmimit të energjisë

Gjatë ditës së sotme, ERE, zhvilloi një seancë dëgjimore mbi tre palët që kërkojnë rritjen e çmimit të energjisë, si KESH, OST dhe CEZ.
Drejtori i Përgjithshëm i CEZ-it, Josef Heisek paraqiti dy opsione për çmimin e energjisë: i pari parashikon propozimin e CEZ për mosndryshim të tarifës, pra pa rritje, nëse zgjidhen problemet financiare CEZ-Shtet-KESH dhe në të kundërtën, rritjen e tarifës me 4,6% më shumë se në vitin 2011.
Drejtori ekonomik i KESH-it, Artur Kurti kërkoi rritjen e çmimit të energjisë të cilën ja shet CEZ-it me 5,2 lekë/kwh për vitet 2012-2014, duke paraqitur vështirësitë që has kompania, që në kushtet e thatësirës po importon sasi të mëdha, përtej planifikimit vjetor, pasi CEZ ka ndryshuar planifikimin duke rritur sivjet kërkesën për energji.
"KESH duhet të mbulojë shpenzimet për të përballuar kërkesën për energji duke importuar me çmime të shtrenjta pasi thatësira ka prekur rajonin", tha Kurti, duke kërkuar rritjen e çmimit të energjisë me 5,2 lekë/kwh. Ai shtoi se parashikohet një rritje e kërkesës për energji prej 28%, nga 13% në vitin 2012 e në vijim, deri në 2014. "Kërkesa e KESH-it bazohet në studimet shumëvjeçare që ka KESH-i për nivelet vjetore të prodhimit, kërkesës vjetore të konsumatorëve, parashikimin e çmimit të energjisë në tregjet e huaja, etj", tha ai.
Drejtorja ekonomike e OST-së, Sofie Xhepa kërkoi rritjen e tarifës mesatare të shërbimit të transmetimit të energjisë elektrike për vitin 2012 në nivelin 0.73 lekë/kwh. Kjo tarifë sipas saj, "bazohet në kërkesën e CEZ për energjinë e transmetuar, nivelin e humbjeve në rrjetin e transmetimit, shpenzimeve dhe investimeve, e nevojshme për përballimin e kostove në zbatim të programeve të reja të investimit që po zhvillon OST".
Kompania publike OST menaxhon sistemin e transmetimit të energjisë për KESH-in dhe kompanitë private që operojnë prej vitesh, si CEZ, HEC-et private dhe ato që merren me tregtimin e energjisë elektrike. Në takimin e sotëm ishin të pranishëm edhe palët kundër rritjes së çmimit të energjisë.
Kreu i Sindikatave të Pavarura, Gëzim Kalaja, u shpreh se ERE duhet të marrë parasysh marrëveshjen e firmosur në Këshillin Kombëtar të Punës mes tyre, qeverisë dhe punëmarrësve, që çmimi i energjisë të mos rritet në 4 vjet. Kreu i ERE-s, Sokol Ramadani theksoi se Enti ka verifikuar të dhënat që kanë rezultuar nga aktiviteti i tre kompanive ndër më kryesoret, kostot, efiçencat e tyre, etj.
"Në bazë të tyre, si dhe diskutimeve në këtë seancë, Bordi i Komisionerëve të Entit do të vendosë brenda 10 ditëve të para të muajit dhjetor nëse do të plotësohen, ose jo këto kërkesa", tha ai. Duke nisur nga 1 janari 2012, konsumatorët dhe bizneset do të kenë një kontratë të re për furnizimin me energji elektrike me kompaninë CEZ Shpërndarje. Aktualisht, çmimi i energjisë për familjarët është 7.7 L/kWh deri në 300 kwh/muaj dhe 13.5 L/kWh mbi këtë kuotë. Tarifa aktuale e KESH -it është 0.63 L/kWh dhe e OST, 0.6 L/kWh. /Start/
2011-11-30 15:49