E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre muaj BlackBerry Internet Service falas për abonentët e rinj

Breaking Views Vodafone Albania, në treg me një tjetër ofertë për telefonat “inteligjentë” BlackBerry®

Shërbimi BlackBerry® ka fituar një reputacion të padiskutueshëm si zgjidhja perfekte për të gjithë ato biznese dhe individë që i besojnë teknologjisë më të përparuar, për të përmbushur nevojat e tyre të komunikimit. Në Shqipëri, RIM dhe Vodafone mundësuan shërbimet e BlackBerry në qershor të vitit që shkoi, duke e vendosur edhe Shqipërinë në hartën e vendeve ku fjalët “Biznes” dhe “Blackberry” duket se gjejnë “përputhjen” natyrale.

Mbas një prezantimi të suksesshëm në treg të shërbimeve BlackBerry, tashmë Vodafone Albania prezanton një ofertë shumë bujare për të shpërblyer të gjithë ata individë që dëshirojnë t’i bashkohen komunitetit të BlackBerry. Gjithkush që vendos të bëjë të vetin një aparat BlackBerry prej modeleve të përcaktuara në ofertë, në njërin prej dyqaneve të Vodafone Albania, do të ketë mundësinë e përfitimit të tre muajve shërbim Interneti BlackBerry pa paguar tarifën fikse mujore. Tashmë Vodafone ka prezantuar në dyqanet e tij tre modele të aparateve BlackBerry (Blackberry® Curve™ 8520, Blackberry® Curve™ 8900, Blackberry® Bold™ 9000) me blerjen e të cilëve mund të përfitohet nga kjo ofertë.

Kjo ofertë do të jetë e vlefshme për një kohë të kufizuar.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›