Listat dhe KZZ problemet në votime

07/06/2005 KQZ
Përcaktoni rolin e Policisë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duket se ka marrë vlerësimet pozitive prej ODIHR në këtë raport të parë. Sipas të dhënave të paraqitura dje, KQZ zhvillon mbledhje të hapura dhe karakterizohet nga kolegjialiteti. Ndërsa është kërkuar që KQZ të vendosë mbi rolin që do të ketë policia në garantimin e kutive të votimit. Kjo sepse qëndrimi ose jo i policit përkatës në makinën që do të shoqërojë kutinë e votimit nga Qendra e Votimit në Komisionin Zgjedhor Zonal mund të lërë vend për keqkuptime. Një tjetër pikë e raportit është dhe fondi që do të përdorin kandidatët për fushatën zgjedhore. Sipas Kodit një kandidat mund të shpenzojë deri në 8000 euro. Ndërsa KQZ do të kontrollojë shpenzimet 45 ditë pas përdundimit të votimeve.
ODIHR: Familjet janë ndarë në qendra votimi të ndryshme, ka ngatërresa me emra në 4 qytete
Vetëm 63 Komisione Zonale janë ngritur nga 100 të parashikuara në Kod, u shkelën afatet
Brahim Shima
ODIHR ka shprehur dje shqetësimet mbi ngritjen e Komisioneve Zgjedhore Zonale dhe për listën e zgjedhësve në Shqipëri, që janë kushtet themelore për zhvillimin e votimeve. Në raportin e parë për këtë fushatë elektorale është theksuar se në katër qytete të mëdha vijojnë debatet mbi listën e votuesve. Ndërsa dhe në Tiranë ka një konflikt në zonën 38, ku nuk janë regjistruar studentët. Problemet që janë hasur nga ODIHR kanë qenë ndryshimi i emrave të zgjedhësve, vendosja e anëtarëve të një familje në qendra të ndryshme votimi, si dhe mungesa e emrit në lista. Ndërsa për KZZ-të është theksuar se deri më tani procesi është zvarritur dhe pse afati është shtyrë dy herë. Në lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve konform standardeve të kërkuara prej BE-së, ODIHR shprehet se Kodi Zgjedhor është shumë i mirë, por është vullneti i politikanëve dhe i institucioneve që administrojnë zgjedhjet që do të vendosë për votime të lira.
Listat
Sipas ODIHR, listat mbeten sërisht problem për zgjedhjet në Shqipëri. Kjo për vetë faktin se në qytete të ndryshme ende ka probleme, pasi ka emra që nuk mund të verifikohen, ndërsa në disa raste anëtarët e një familjeje do të votojnë në qendra të ndryshme të votimit. Shqetësimet janë për Vlorën, Shkodrën, Durrësin dhe Fierin. Për paraqitjen e listave përfundimtare parashikohet data 8 qershor. Por, ODIHR vë re se lejohet që dhe 24 orë para datës së zgjedhjeve të lejohet regjistrimi i personave që nuk e kanë emrin në lista. Pas datës 8 qershor një emër mund të ndryshohet ose të shtohet në listë vetëm pasi të jetë marrë një vendim i gjykatës. Gjithashtu, një tjetër problem për ODIHR mbetet regjistrimi i 1400 studentëve në zonën elektorale numër 38, ku kandidojnë Anastas Angjeli për PS dhe Ylli Pango për PD.
KZE-të
ODIHR shprehet se neni i Kodit Zgjedhor që lejon ndryshimin e anëtarëve të Komisioneve Zgjedhore Zonale një ditë para datës së zgjedhjeve mund të sjellë destabilizim të administrimit të votave. ODIHR në këtë rast ka shprehur vërejtje për partitë që kanë të drejtën e paraqitjes së anëtarëve në KZZ dhe në grupet e numërimit të votave. Kjo për vetë faktin se Kodi parashikon që në datën 3 mars të paraqiteshin emrat e të 100 anëtarëve të KZZ-ve. Por, duke qenë se Kodi ishte në diskutim afati u shty për në datën 16 maj. Por edhe pse ky afat ka kaluar, vetëm 63 komisione zonale janë ngritur nga 100 që janë në Shqipëri. Madje, vlerësohet se vetëm 49 kanë zhvilluar mbledhjen e parë. Si rrjedhojë komisioni i zgjedhjeve ka zhvilluar trajnime të pjesshme me komisionerët në datën 20 deri më 23 maj.
OSBE kërkon mbështetje me 400 monitorues Më 17 maj mbërrijnë vëzhguesit e parë
ODIHR ka bërë të ditur se më datën 17 maj do të mbërrijnë në Shqipëri 35 ekspertët që do të qëndrojnë rreth një muaj në Shqipëri. Përfaqësuesit e ODIHR do të monitorojnë procesin e përgatitjes së zgjedhjeve, zhvillimet në datën e votimit si dhe shpalljen e rezultateve paraprake. 35 ekspertët nuk do të jenë në grupin e kërkuar prej OSBE-së për vëzhgues. Ata do të jenë përfaqësuesit e 17 shteteve që janë anëtare të OSBE-së. Nga ana tjetër raporti i ODIHR bën të ditur se OSBE ka kërkuar dhe një grup prej 400 monitoruesish, që do të jenë në Shqipëri ditën e votimeve. Sipas parashikimit, 35 ekspertët që do të kenë mision afatgjatë do të vendosen në 11 qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë. Një monitorim më i rreptë do të jenë në zonat të cilësuara të nxehta. Nga ana tjetër, ODIHR ka pëshëndetur faktin se në monitorimin e zgjedhjeve do të jenë dhe 3 500 vëzhgues shqiptarë. Në raport theksohet se ODIHR do të paraqesë dhe një tjetër raport para zhvillimit të votimeve, ku do të paraqiten zhvillimet e fundit. Gjatë kësaj kohe grupi i ekspertëve do të marrë të dhëna në të gjithë rrethet si dhe prej institucioneve që janë të përfshirë në administrimin e procesit të votimit. Prej të dhënave që do të merren do të përpilohet raporti paraprak dhe ai përfundimtar, që do të ketë një rëndësi të madhe për zhvillimet në Shqipëri.
LSI dhe LZHK kontestuesit kryesorë
Lëvizja Socialiste për Integrim, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, janë dy forcat politike të cilat kanë parashikuar kundërshtimin e zgjedhjeve. Sipas raportit të ODIHR, këto dy forca kanë shprehur shqetësimet e tyre mbi zhvillimin në administrimin e zgjedhjeve si dhe në koalicionet që kanë krijuar dy partitë kryesore. Siç dihet, si LSI dhe LZHK kanë preferuar të dalin më vete në zgjedhje, duke kundërshtuar fenomenin e "Dushkut" që është vënë në jetë prej të dy forcave kryesore. Madje, dhe në raportin e ODHR koalicionet e lidhura prej socialistëve dhe demokratëve janë cilësuar si informale. Kjo sepse PD-PS ka kërkuar që elektorati t'i japë votën aleatëve në proporcional. Si shkëmbin partitë e koalicionit kanë kërkuar që elektorati i tyre të mbështesin kandidatin e partisë së madhe në mazhoritar.
Monitorimi mediave vizive dhe të shkruara
Sipas Kodit Zgjedhor, KQZ duhet të paraqesë një bord monitorimi për lajmet që do të jepen në televizionet kombëtare. Sipas raportit të ODIHR, bordi do të paraqesë të dhëna në çdo ditë për lajmet politike dhe për spotet. Pas kësaj do të jetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që do të marrë masat në mënyrë që hapësira që zë një forcë politike në lajme të jetë sipas përqindjes që ajo ka zënë në parlament. Ndërsa për partitë që nuk janë parlamentare, hapësira televizive do të jetë sipas parashikimit që ka vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, faktikisht deri më tani bordi i monitorimit të mediave ka paraqitur vetëm një raport, ku shumica e televizioneve kanë shkelur Kodin. Madje dhe raporti i ODIHR thekson se mediat kanë paraqitur në lajmet e tyre më shujmë zhvillimet në fushatën e Partisë Socialiste dhe ato të Partisë Demokratike, duke i lënë shumë pak vend partive të tjera, apo koalicioneve të tjera.
57 parti për 140 vende
Në raportin e parë të ODIHR për Shqipërinë theksohet se për 140 vende në parlamentin e Shqipërisë do të konkurrojnë 57 parti politike dhe 3 koalicione. Ndërsa formula që paraqet kodi zgjedhor për proporcionalin është cilësuar e ngatërruar. Madje dhe koalicionet që kanë krijuar socialistët dhe demokratët janë cilësuar informale. Kjo për shkak se formula e parashikuar për proporcionalin lë vend për një përfaqësim jo real. Ndërsa sqarohet se në parlament do të futen partitë që kanë marrë më shumë se 2.5 për qind të votave dhe pse më parë është kërkuar që pragu të kalonte në 4 për qind. Një tjetër formë që një parti të futet në parlament është dhe krijimi i koalicioneve. Një koalicion duhet të kalojë 4 për qind të votave në mënyrë që të marrë të drejtën e përfaqësimit në Kuvend me deputetë.