E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bie në humnerë makina e kryekomunarit

07/06/2005  Plagosen 6 persona

SKRAPAR - Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme. Rreth orës 14.30, në afërsi të fshatit Staraveck, të rrethit Skrapar, te vendi i quajtur “Kthesa e Mullirit”, makina e kryetarit të komunës së Potomit, tip “Mitsubishi”, me targa SK 1063 A, ka devijuar nga rruga, duke rënë rreth 180 metra në humnerë. Për pasojë, automjeti ka përfunduar në përroin e Staraveckës dhe nga ky aksidenti janë plagosur 6 persona, mes tyre edhe kryetari i komunës, Agron Goxhaj. Të plagosur rëndë dhe në gjëndje kritike për jetën, janë edhe punonjësi i gjendjes civile, Agim Hoxha, mësuesi Gani Hibro, të cilët me dy helikoptërë janë dërguar menjëherë për në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Të plagosur lehtë dhe që janë shtruar në spitalin e qytetit mësuesja Albana Hoxha, e cila është jashtë rrezikut për jetën dhe Lirim Koromani e Shpati Braho, që pasi kanë marë mjekimin e parë kanë shkuar në shtëpi.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, kanë qenë disa barinjë të fshatit, të cilët kur kanë parë makinën që bënte saltro për drejt humnerës duke hedhur nga makina njëra pas tjetrit njerëzit që kishte brenda saj, kanë shkuar menjëherë për t’i ndihmuar. Në ndihmë të të plagosurve kanë shkuar edhe banorë nga fshati Staraveck dhe Backë.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policiam e cila po punon për evidentimin e shkaqeve të këtij aksidenti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›