E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shqiperi-Mali i zi, bashke ne BE"

Rozeta Rapushi

Ministri i Jashtem i Malit te Zi, Milan Rocen u shpreh dje optimist se shume shpejt, Shqiperia do te jete ne listen e "Shengenit". Cka do te thote, liberalizim te vizave me vendet anetare te Bashkimit Evropian. Kete qendrim, kreu i diplomacise malazeze, ia shprehu ministrit te Jashtem njekohesisht dhe zevendeskryeministrit, Ilir Meta, i cili ndodhet per nje vizite dy ditore ne Malin e Zi. Duke vleresuar nivelin e shkelqyer te marredhenieve mes dy vendeve, Rocen, shprehu bindjen se ato do te zhvillohen edhe me tej ne te ardhmen, vecanerisht ne nivelin ekonomik dhe ate te shkembimit tregtar. "Edhe pasi Mali i Zi te perfitoje liberalizimin e vizave me BE-ne, vendi i tij nuk do te ndryshoje regjimin e vizave me Shqiperine dhe qytetaret shqiptare dhe ata malazeze do te vazhdojne te udhetojne pa viza drejt vendeve respektove", premtoi ministri malazez Rocen, duke folur mbi levizjen e lire te shtetasve. Po keshtu edhe ministri Meta, i konsideroi marredheniet dypaleshe mes Shqiperise dhe Malit te Zi si te shkelqyera dhe vleresoi nivelin e bashkepunimit mes dy vendeve. Ai u shpreh optimist per marredheniet qe ekzistojne mes dy vendeve, duke i cilesuar ato si model per vendet e tjera fqinje qe duan te ecin ne rrugen e integrimit. "Shqiperia dhe Mali i Zi, kane marredhenie te shkelqyera. Keto vende kane nje vizion dhe nje objektiv te perbashket per te ardhmen: Anetaresimin ne Bashkimin Evropian, si dhe zgjerimin e NATO-s me anetaresimin e Malit te Zi", u shpreh Meta. Sipas tij, me anetaresimin e Malit te Zi ne NATO, bregdeti i Adriatikut do te jete i integruar ne kete organizate te rendesishme dhe do te shtoje sigurine ne rajon, duke kontribuar keshtu edhe ne rritjen e zhvillimit ekonomik. "Jemi ne nje epoke te re ku konkurrojne rajonet, te cilet krijojne nje mundesi me te madhe per investimet e huaja. Shqiperia dhe Mali i Zi, permes nje bashkepunimi te ngushte do te forcojne paqen dhe sigurine, duke forcuar edhe situaten ekonomike", vijoi Meta. Duke diskutuar per ceshtjen e kufijve me Kosoven, kreu i diplomacise malazeze, u shpreh se Mali i Zi nuk ka probleme kufitare me asnje prej fqinjeve te tij. "Eshte bere njehere ndarja administrative e kufijve dhe dihet tashme se cilet jane kufijte shteterore. Ne nuk kemi probleme me Kosoven", u shpreh Rocen. Vizita e ministrit te Jashtem, Ilir Meta, vijon edhe diten e sotme ne Malin e Zi, ku priten takime me kreret e larte te shtetit fqinj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›