Meta-Rocen, tre marreveshje, vizat, ripranimi dhe piramidat
Tre marreveshje bashkepunimi u nenshkruan dje ne Podgorice, mes Shqiperise dhe Malit te Zi. Te firmosura nga ministri i Jashtem, Ilir Meta dhe homologu i tij, malazez Milan Rocen, u nenshkruan marreveshja per "Levizjen e ndersjellte te qytetareve", e "Ripranimit" si dhe marreveshjen "Per rikonstruksionin, riparimin dhe mirembajtjen e piramidave dhe sinjalistikave pergjate kufirit shqiptaro-malazez". Te tre keto marreveshje, u vleresuan nga diplomatet, si nje hap i rendesishem ne marredheniet mes dy vendeve. Numri dy i qeverise, Ilir Meta, tha se ne te ardhmen do te hartohen edhe me shume projekte te perbashketa ne fushen e mjedisit, energjetikes si dhe te arsimit dhe kultures. Sipas tij, keto marreveshje, jane nje hap me tej ne fushen e rendit dhe te sigurise, dispozitat e te cilave jane ne perputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian ne kete fushe. Me ane te ketyre marreveshjeve, jo vetem sigurohet vazhdimesia e levizjes se lire te qytetareve te te dy vendeve, por edhe garantohet siguria e kufijve duke parandaluar trafiqet ilegale apo levizjet dhe qendrimin e paligjshem te personave ne territoret e vendeve respektove.