E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre orë debat televiziv Sarkozi-Hollande

03-05-2012 / Gazeta 55

Përballja televizive në prag të zgjedhjeve të 6 majit

Nikolas Sarkozi dhe Fransua Hollande janë përballur në një debat televiziv me njëri-tjetrin që ka zgjatur për afro 3 orë. Në debatin e parë dhe të fundit para zgjedhjeve të 6 majit, tonet mes dy rivalëve janë ashpërsuar shpeshhëre, shefi i Elizesë është shfaqur më i ashpër e agresiv, ndërsa rivali socialist ka ruajtur qetësinë, duke rrezatuar një siguri të brendshme. Debati është përqëndruar kryesisht tek çështjet ekonomike, si papunësia, rritja ekonomike, rritja e çmimeve, emigrantët, energjia bërthamore, jeta publike, tërheqja e trupave franceze nga Afganistani etj.
Në fillim të debatin Hollande tha se nëse ai zgjidhet, do të jetë presidenti që do të bashkoje Francën dhe francezët e ndarë.
Për sa i përket ekonomisë, Sarkozi ka mbrojtur politikat e tij ekonomike, duke theksuar se Franca i ka rezistuar krizës ekonomike, ndërsa Hollande ka akuzuar për degradim të Francës.

“Papunësia është rritur, ka rreth 2 milionë të papunë në vendin tonë. Ky është një dështim. Papunësia është rritur më shumë në Francë se në Gjermani. Duhet rritje si në Europë edhe në Francë, duhet prodhim. Nëse zgjidhem president do investoj ne politikat e rritjes se prodhimit, do rimibilizoj buxhetin e familjeve per te marre pjese ne investimeve”- u shpreh Hollande.

Ndërsa Sarkozi deklaroi se: shifrat tuaja nuk janë të sakta. Në 402 mijë është rritur papunësia nga 2007-2012, një ngritje prej 18.5%. Në Itali është rritur me 30%, po ashtu edhe në Spanje, edhe në SHBA. Franca e ka dy herë më të ulet papunësine se vendet e tjera. Kemi bërë trajnime gjigande, po ashtu novacione në shumë fusha, kemi shpenzuar miliarda euro në fushën kërkimore.
Hollande akuzoi Sarkozinë se nuk ka marrë përgjegjësinë për dështimin e ekonomisë së vendit, duke ia atribuar krizës ekonomike.

Sarkozi: Është një gënjeshtër të thoni që nuk marr përgjegjësitë e mira. Është një gënjeshtër.

Hollande: Ju nuk jeni i lumtur me veten tuaj, duhet të kem bërë një gabim.

Sarkozi: Zoti Hollande kjo garë nuk është një shaka. Dhe nuk kam ardhur këtu të më quani gënjeshtar

Hollande: Ju keni të drejtë të thoni gjithçka në këtë drejtim.

Socialisti akuzoi presidentin se ka ndarë vendin, ndërsa përgjigja e Sarkozi ishte “nuk ka patur dhunë në këto 5 vjet”.
Lidhur me emigracionin, Hollande tha se parashikon reduktim të numrit të emigrantëve ekonomikë në France. Por Hollande, kërkoi procedura më të lehta për studentët e huaj që duan të studiojnë në Francë, por dhe për azilkërkuesit.
Sarkozi tha se për mandatin e ardhshëm nëse rizgjidhet president do të përgjysmojë numrin e emigrantëve. Lidhur me jetën publike, Sarkozi ka thënë se ka nj eksperiencë 5 vjeçare prej presidenti, ka ide të qarta. Ndërsa Hollande ka thënë se ai do të jetë president i Drejtësisë.
Hollande akuzoi Sarkozi për presidencë partizane dhe për emërime në drejtori të ndryshme të bëra nga vete ai. “Kam bërë një presidencë shembullore”, ka qenë përgjigja e Sarkozi.
Debati u transmetua live nga TF1 dhe France 2 dhe ka zgjatur afro 3 orë.
Kjo përballje konsiderohet e një rëndësie kyce përpara balotazhit të së dielës. Për Sarkozinë, ajo mund të jetë shansi i fundit i ripozicionimit në garën e kryesuar nga Hollande. Presidenti, megjithatë, ka shfrytëzuar maksimalisht aftësitë e tij debatuese përballë rivalit që nuk ka asnjë eksperiencë me poste qeveritare.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›