Krimet e Renda marrin hetimin, SHKB verifikon veprimet ne terren
Ne vendngjarje grupi hetimor arriti te sekuestronte ne cilesine e proves materiale, dy arme pistolete si dhe dy radio policie. Ne hetime u perfshi edhe Sherbimi i Kontrollit te Brendshem ne Ministrine e Brendshme, qe do te verifikoje te gjitha veprimet operacionale, telefonatat e kryera ne momentet e fundit, komunikimet ne radio dhe menyren se si kishte hasur Dajti prezencen e policise. Veprimet ne vendngjarje sipas zedhenesit Klodian Branko, vazhdojne nen drejtimin e nje grupi prokuroresh nga Prokuroria e Pergjithshme dhe Krimet e Renda. Jane marre deshmi te shumta te banoreve te lagjes, apartamentit ku strehohej grupi dhe vete pjesetareve te operacionit, per te shpjeguar gjithcka ndodhi dhe shkaqet e masakres. Oficeret do te shpjegojne levizjet e kryera nga koleget e tyre ne momentin final dhe si nisi shkembimi i zjarrit ne rruge. Pritet te kryhet edhe ekspertimi balistik per te zbuluar se nga cilat arme eshte qelluar ne drejtim te efektiveve dhe drejtimet nga kane ardhur plumbat.