Tre orë nga nisja e votimit, Celibashi: Në 205 qendra, pajisja e identifikimit elektronik nuk funksionon
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka folur për procesin e zhvillimit të zgjedhjeve, teksa bëhen 3 orë nga nisja e saj.
Celibashi u shpreh se në të paktën 205 qendra votimi nuk po kryhet identifikimi elektronik I zgjedhësve. Ai po ashtu tha se në 532 qendra votimi nuk marrin dot informacion se çfarë po ndodh.
“Informojmë mbi problematikat e shumta me pajisjet elekronike të identifikimit. Janë 4464 qendra votimi që funksionojnë normalisht me pajisjen e identifikimit elektronik.
205 qendra votimi që sipas informacionit në kohë reale na tregojnë se pajisja s’mund të marrë në kohë reale informacion prej tyre. Janë 532 qendra votimi për të cilat nuk kemi informacion, ose të gjitha këto qendra PEI nuk funksionon, por është një e dhënë që nuk e kemi. Po komunikojmë me këto qendra, për të ditur nëse aty procesi është duke u zhvilluar me PEI apo manualisht.
Janë 532 që presupozet në rastin më të keq se identifikimi nuk po bëhet përmjes pajisjes PEI. Jemi përpjekur të korigjojmë për aq sa ka qenë e mundur për të ndryshuar situatën.
Për problemet e pajisjeve elektronike ka folur edhe nënkryetarja e KQZ Lealba Pelink, e cila nuk mund të jepte një arsye për problemet e shfaqura sot.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
