E Diel, 1 Nëntor 2026

“Tre sekonda duhen për të votuar për një Shqipëri të zhvilluar”

03-06-2013 / Gazeta 55

Nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli takime në komunat e Nënshkodrës

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli është ndalur në njërën nga komunat e Nënshkodrës, atë të Dajçit të Bregut të Bunës, ku ashtu si edhe në takimet e tjera i është rezervuar një pritje madhështore. Ndërkohë që ka nënvizuar arritjet në dy mandatet e mëparshme, si dhe projektet ambicioze në katër vitet e ardhshme, zonja Topalli, duke iu referuar premtimeve boshe të kreut të opozitës, Edi Rama, theksoi se, “ne nuk jemi ai që gënjen, mashtron, rrit taksat, që rekruton, që bllokon, që është antishqiptar. Ne jemi proeuropian dhe këtë e kemi provuar. Ne duam zhvillimin e ekonomisë, dhe këtë e kemi provuar, ne kemi ulur taksat dhe do të vazhdojmë të rrisin rrogat, ne kemi rritur pensionet dhe do të vazhdojmë të rrisim pensionet”.  Ndër të tjera, Topalli vuri në dukje se, “sa herë që ne votonim për të rritur rrogat ata votonin kundër, sa herë ne votonim për të rritur pensionet ata votonin kundër, sa herë ne votonim marrëveshje për të sjellë fonde për ndërtime, infrastrukturë, spitale apo shkolla, ata bojkotonin. Sa herë që votonim në Kuvendin e Shqipërisë marrëveshje me ndërkombëtarët, ata bllokonin”. Ndaj, për këtë, ajo citoi se, “nëse për të votuar tre ligje duheshin tre sekonda, që ato kurrë nuk ia dhanë shqiptarëve, deri sa përpara tre ditësh u votuan, unë ftoj çdo zonjë, çdo grua, çdo burrë, tre sekonda duhen për të hedhur votën për numrin 44, tre sekonda duhen për të votuar për Sali Berishën, tre sekonda duhen për të votuar për një Shqipëri të zhvilluar, një Shqipëri të integruar, për më shumë punësim, me bujqësi të zhvilluar, për më shumë punësim të rinjve, etj.” Në vazhdim, zonja Topalli u ndal edhe tek komuniteti i emigracionit, që nga kjo zonë është mjaft e madhe në shtetet europiane. “Ndoshta është rasti për t’i thënë edhe njerëzve tonë të dashur, familjarëve që kemi në emigracion. Ato kanë bërë aq shumë për fatin e tyre, për shtëpitë e tyre, për komunën dhe vendin e tyre, ndaj do t’u lutesha edhe atyre, keni kontribuar 20 vite rresht për të bërë familjet të jetojnë më mirë, keni sakrifikuar dhe punuar me mund dhe djersë. Keni 20 vite që kontribuoni edhe për rrugën, edhe për fshatin, për komunën dhe Shqipërinë, hajdeni edhe një herë me 23 qershor, jepni votën tuaj, për të afërmit tuaj, për fëmijët tuaj, për vendin tuja, për flamurin tone", theksoi Topalli. Duke folur për fenomenin e përmbytjeve, Topalli bëri të ditur se të gjithë banorët e dëmtuar nga ky fenomen do të shpërblehen, ku krahas këstit të pare, të dhënë pak ditë më parë, ditën e parë të javës së ardhshme, do të fillojë shpërndarja e këstit të dytë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›