E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre shahistë bëhen "Mjeshtër kombëtarë

Butrinti

Shoqata Kombëtare e Mjeshtërve të Shahut ka akorduar diploma të mjeshtërve të këtij sporti për tre nga shahistët më titullarë nga Saranda, të shquar për rezultate të arritura në kampionate kombëtare e ndërkombëtare. Diplomat me titullin “Mjeshtër kombëtar shahu”, u kanë takuar Murat Mejdinit, Lime Mihasit dhe Petraq Dhames. Por kjo ngjarje është përjetuar dhe festuar nga të gjithë pjesëtarët e ekipit “Butrinti” e nga shoqata e shahistëve, nga shahistë të ekipit të të rinjve e prindër të tyre, si dhe nga dashamirë të këtij sporti kaq rezultativ në Sarandë. Me këtë rast bashkia e Sarandës dhe klubi sportiv “Butrinti” kanë organizuar një ceremoni të posaçme në mjediset e destinuara për klubin e shahut. Emilio Rexho, drejtor i klubit sportiv ka shprehur në çelje të takimit mirënjohje për arritjet e shënuara nga shahistët sarandjotë deri në përfaqësimin që ata i kanë bërë Shqipërisë në konkurrime ndërkombëtare.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›