Tre skenarët për Maqedoninë
Skenari i parë është dorëheqja e kryeministrit Nikolla Gruevski; i dyti ai sipas modelit kroat; dhe i treti, pranimi i kompromisit me Greqinë nga vetë Gruevski, dhe kjo të hidhej në referendum së bashku me zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.
Mediat në Maqedoni raportojnë se këto opsioni i janë propozuar kryeministrit Gruevski edhe nga intelektualët brenda VMRO-DPMNE-së, për të shpëtuar karrierën e tij politike. Sipas tyre, dorëheqja e Gruevskit do t’i hapte rrugën formimit një qeverie teknike me përfaqësues nga partitë më relevante, e cila do t’i jepte zgjidhje kontestit dy dekadash me fqinjët jugorë.
Varianti tjetër i propozuar është modeli kroat, që nënkupton tërheqjen nga funksioni i kryeministrit dhe dorëzimin e timonit të Qeverisë zëvendëskryeministrit nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Por ky opsion është thuajse i pamundur, pasi përmban riskun që Gruevski të mënjanohet përfundimisht nga politika.
Ndërkaq, mundësia e tretë është pranimi i kompromisit nga vetë Gruevski, që më pastaj të njëjtin ta hedhë për miratim në referendum, ku njëkohësisht do të organizoheshin edhe zgjedhje të parakohshme.
Me gjithë këto tre variante që po qarkullojnë, VMRO-DPMNE nuk konfirmon zyrtarisht ekzistimin e tyre, duke i klasifikuar si të pavërteta.
Nga ana tjetër, partneri shqiptar në koalicionin qeveritar BDI, duket se po humb durimin e pritjes së fleksibilitetit të kryeministrit. Pas tërheqjes së idesë për daljen nga koalicioni qeverisës në mënyrë që në vend të krijohej krizë politike, partia e Ali Ahmetit këtë herë thotë se nuk ka ndër mend të tregojë fleksibilitetin dhe konstruktivitetin e kërkuar nga ndërkombëtarët për krijimin e klimës për kompromis.
Nga BDI thonë se në të gjitha takimet që ka realizuar kryetari Ahmeti me ambasadorët e huaj dhe zyrtarë të lartë të SHBA-së dhe BE-së, ka marrë mbështetje për konstruktivitetin e treguar deri më tani. Zëdhënësja Ermira Mehmeti thotë se parimisht BDI nuk e sheh nevojën për një qeveri teknike ose të ekspertëve për dy arsye.
“E para, opozita maqedonase në vazhdimësi i bën thirrje VMRO-DPMNE-së për ta bërë kompromisin dhe ka deklaruar se do ta mbështesë kryeministrin në këtë vendim të vështirë. E dyta, partitë shqiptarë janë unanimisht në anën e kompromisit dhe as ato nuk do t’ia komplikojnë gjendjen kryeministrit. Njëkohësisht, VMRO ka pushtet absolut, legjitimitet më se të mjaftueshëm për të arritur kompromisin”, thekson Mehmeti.
Megjithatë, ajo paralajmëron një vjeshtë me disa momente interesante. “Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator paralajmërohet se mund të ketë momente të reja në raport me kontestin, dhe pastaj vjen Samiti i NATO-s në nëntor”, nënvizon Mehmeti.
Nëse deri në nëntor nuk ka ndonjë zgjidhje të çështjes së emrit, Mehmeti paralajmëron se BDI-ja do t’u kthehet interesave të elektoratit dhe do ta humbë fleksibilitetin ndaj të tjerëve.
“Ajo që në BDI dihet me siguri është së në rast të moszgjidhjes së emrit deri në nëntor, partia patjetër do t’u rikthehet prioriteteve dhe interesave dhe elektoratit të saj, pa qenë e gatshme për më shumë fleksibilitet ndaj të tjerëve”, shprehet zëdhënësja e BDI-së.
Njëkohësisht, edhe lideri i opozitës maqedonase, Branko Cërvenkovski ka paralajmëruar se do të nxjerrë popullin në rrugë për të kërkuar zgjedhje të parakohshme nëse edhe Samiti i Lisbonës do të jetë një dështim.