E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet një vendstrehim i përdorur nga Mlladiç

E përditshmja serbe nuk dha më tepër hollësi lidhur me zbulimin e këtij apartamenti, që mendohet të ketë ndodhur dy javë më parë, sepse burimi i cituar theksoi se kjo mund të dëmtojë hetimin që po zhvillohet.

"Blic", zakonisht e mirinformuar për hetimet lidhur me krimet e luftës, njoftoi gjithashtu se kasetat me bisedat e regjistruara nga Mlladiçi të zbuluara gjatë një kontrolli të shtëpisë së tij në Beograd, tregonin se ish-presidenti serb Sllobodan Milloshviç i kishte kërkuar Mlladiçit të bashkëpunonte me Gjykatën Penale Ndërkombëtare (TPI).

Sipas burimit të së përditshmes, njëra nga bisedat telefonike të regjistruara nga Mlladiçi ka qenë me presidentin e atëhershëm të Malit të Zi, Momir Bulatoviç, i cili i transmetonte kërkesën e Millosheviçit për të dërguar në TPI zëvendësin e tij, Zdravko Tolimir.

Bulatoviç, i kontaktuar nga e përditshmja, konfirmoi se ka biseduar disa herë me Mlladiçin në vitin 1996, por shtoi se nuk mund t'i mbante mend këto biseda të veçanta lidhur me Tolimirin.

Sipas mediave lokale, regjistrimet e Mlladiçit, CD dhe kaseta, përmbajnë biseda të Mlladiçit me Karaxhiçin, por edhe me presidentin jugosllav të asaj kohe, Sllobodan Millosheviç, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë jugosllave Momçillo Perisiç dhe me shefin e zbulimit serb Jovica Stanisiç, në kohën kur ata ishin në detyrë.

Ata të gjithë janë gjykuar ose janë nën gjykim, për rolin e luajtur në konfliktet që shkatërruan ish-Jugosllavinë në vitet 1990 dhe sollën shpërbërjen e saj.

Regjistrimet e Mlladiçit u sollën si prova në procesin kundër Karaxhiçit që vazhdon në TPI, por nuk janë bërë publike nga gjykata.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›