Rifillon ne oren 1300 seanca per video-pergjimin Meta-Prifti
Rifillon në orën 13:00 seanca për video-përgjimin Meta-Prifti, në lidhje me publikimin e një regjistrimi të fshehtë të deputetit Dritan Prifti, i cili gjatë kohës që ishte ministër i Ekonomisë pretendoi të kishte regjistruar një bisedë korruptive me kryetarin e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilir Meta nën siglën e të cilës kishte fituar mandatin për deputet.
Në periudhën e regjistrimit, Meta ishte zëvendës-kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme.
Seanca e nisur në orën 10:00 të paradites ishte shtyrë pasi ekspertët kërkuan kohë për dhënien e përgjigjeve ndaj pyetjeve të prezantuara nga prokuroria dhe avokatët mbrojtës.
Tre ekspertët në raportin e tyre dolën në konkluzionin se video-përgjimi “Meta-Prifti” nuk është autentik, pasi “Ora-Kamer” që iu nënshtrua ekspertimit nuk është ajo më të cilën Prifti u shpreh se kishte regjistruar bisedën e tij me Metën, çka do të thotë që nuk është gjetur burimi dhe nuk dihet se ku është regjistruar ajo bisedë që u konsiderua si video-skandal.