E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Shoqeria civile do ta permbushe funksionin e saj per demokracine

Vullnetarizmi është i pazëvendësueshëm për një shoqëri dhe shqiptarët kanë një bazë të shkëlqyer të tij.

Kështu ka pohuar kryeministri Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tryezën e debatit për shoqërinë civile.

Ku ka theksuar më tej se kjo e fundit, jep një kontribut të madh për vendin dhe se roli i saj është i pazëvendësueshëm.

“Ne kemi nevojë dhe do të bëjmë gjithçka që ta ndajmë dashurinë, shërbimin dhe përkushtimin tonë, me ata që janë në nevojë.

Solidariteti familjar, duhet të projektohet në të gjithë shoqërinë”, tha më tej ai.

Duke shtuar se vullnetarizmi është një faktor jetik për të edukuar shoqërinë shqiptare.

Më tej, Berisha tha se askush më mirë se shoqëria civile nuk mund ta bëjë më mirë transparencën.

“Shoqëria civile do ta përmbushë funksionin e saj për demokracinë, ajo duhet të jetë sa më vibrante”, tha ai.

Ai u ka bërë në fund, thirrje donatorëve, që të kontribuojnë për rritjen e rolit të shoqërisë civile.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›